SARANDË-Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në një familje, ku një fëmijë 3-vjeçar është goditur nga dollapi, i cili është rrëzuar për shkaqe që ende nuk janë të qarta.

Fëmija 3 vjeçar është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Duke qenë se mjekët e spitalit të Sarandës e kanë vlerësuar gjendjen e fëmijës të rëndë, është thirrur helikopteri i urgjencës për ta transportuar drejt Tiranës.