SARANDË- Një 75-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të enjte, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Lugu i Dardhës në Sarandë, ku mësohet se viktima është Alie Nika, 75-vjeç.

Paraprakisht mendohet se ka rënë në kontakt me korrentin në një pajisje elektro- shtëpiake.