Një nëndetëse britanike e zhdukur gjatë Luftës së Dytë Botërore është gjetur nga zhytësit në brigjet e Sardenjës.
Nëndetësja P311 u zhduk në mënyrë misterioze 73 vjet më parë në Mesdhe, ndërsa u gjet në një thellësi prej 100 metra në afërsi të ishullit Tavolara.
Ekipi i kërkuesve udhëhiqej nga italiani Massimo Domenico Bordone.
Anija u gjet pasi Bardone gjatë kërkimeve kishte vënë re një objekt 84-metra të gjatë nën sipërfaqen ujore.

Nëndetësja u zhduk në janar të vitit 1943, pasi kishte bërë kontaktin e fundit në prag të vitit të ri. Bashkë me të u mbyt i gjithë ekuipazhi i saj. Të gjithë ushtarët në bord vdiqën.
HMS P311 ka rënë në shtratin e detit si një arkivol çeliku duke privuar ekuipazhin nga oksigjeni. Ekspertët vërejtën se dhoma e brendshme nuk është përmbytur, kur nëndetësja u mbyt.
Kjo nënkupton se ekuipazhi i saj, i përbërë nga ushtarë, ka vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit.
Misioni i anijes britanike ka qenë shkatërrimi i anijeve luftarake italiane në bazën e Triestes. Gjatë lundrimit mendohet se ajo ka ndeshur në minat detare në afërsi të gjirit të Olbia, në verilindje të ishullit të Sardenjës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com