KRUJË- Taulant Dika 34-vjeç, humbi jetën një ditë më parë teksa punonte në fasoneri, 100 metra pranë shtëpisë së tij.  Babai i dy fëmijëve të mitur u përcoll mesditën e sotme në banesën e fundit, duke lënë në dhimbje familjarët.

Jashtë kameras ata thanë se kishte pak ditë që kishte filluar punë për të siguruar jetesën. Fasoneria që prodhon këpucë sot është e mbyllur, ndërsa policia arrestoi administratorin Fredi Kalesha për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Policia po merr në pyetje Kaleshën dhe punëtorët e tjerë për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes. Paraprakisht thuhet se viktima ka tentuar të zhvendosë një tranxhë, makineri e rëndë që shërben për prerjen e lëkurës së këpucëve.

Tranxha e ka zënë poshtë 34-vjecarin Dika teksa tentonte ta zhvendoste brenda ambienteve të punës. Dika ishte i siguruar në këtë fasoneri, ndërsa për mungesën e kushteve teknike do të përgjigjet para drejtësisë administratori Kalesha.

Aksidentet në punë janë të shpeshta dhe ndër sektorët me risk përpos ndërtimit janë ndërmarrjet prodhuese. Gjatë vitit 2022, 32 punëtorë humbën jetën në vendin e punës, ndërsa në total numërohen 184 aksidente në punë, në rang vendi.

1687417300_page.jpg

 

Viktima Taulant Dika

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:50
34-vjeçari humbi jetën në punë, arrestohet administratori i fasonerisë në Thumanë

1687381274_fasoneri.jpg

Policia e Krujës ka arrestuar 48-vjeçarin Fredi Kalesha, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi një ditë më parë në këtë fasoneri humbi jetën punëtori Taulant Dika. Fredi Kalesha është arrestuar për veprën penale shkelje të rregullave në punë.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën.'- njofton policia.