BRUKSEL - Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) i ka bërë thirrje qeverisë greke për të rihapur ERT-në transmetuesin publik, pasi mbylljes së saj të martën. Presidenti Jean-Paul Philippot ka bërë gati të dorëzojë një peticion në Athinë, nënshkruar nga 51 drejtorët e përgjithshëm evropianë. EBU ka cilësuar veprimin e qeverisë greke "anti-demokratike" dhe "joprofesionale."

Qeveria greke tha se mbyllja ishte një masë e domosdoshme për të shpëtuar vendin nga detyrimet e borxheve. Megjithatë gazetarët kanë refuzuar të lënë vendin e tyre të punës dhe transmetimet satelitore online janë duke u mbajtur me ndihmën e faqes së internetit të Unionit Europian i Trasmetuesve.

Qeveria greke ka cilësuar ERT-në si një "strehë e mbeturinave" dhe ka mungesë të jashtëzakonshme të transparencës dhe shpenzime të tepruara të pabesueshme. "Kësaj i duhet dhënë fund",-është shprehur zëdhënësi i qeverisë, Simos Kedikoglou.

ERT-ja e cila filloi transmetimin e saj të parë në vitin 1938 ka tri kanale televizive vendore, katër radio stacionet kombëtare, si edhe stacione rajonale të radios dhe një shërbim të jashtëm, Zëri i Greqisë. Që nga mbyllja e tij e papritur, gati 2,700 punonjës kanë humbur punët e tyre, por ata do të jenë në gjendje të aplikojnë për të punuar për korporatën e re. Qeveria ka bërë të ditur se në vend të ERT-së do të krijohet një organizëm radioteleviziv modern - publik, por jo shtetëror dhe as me kontroll partiak.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)