Eco School/ Ministri Klosi:Të rinjtë
në shërbim të turizmit dhe mjedisit

Eco School/ Ministri Klosi:Të rinjtë<br />në shërbim të turizmit dhe mjedisit<br>
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ka qënë i pranishëm në hapjen e Eco School, nismës për mjedisin dhe promovimit të turizmit.
Ministri Klosi, gjatë lançimit përpara të rinjve u shpreh se:
Ata duhet të jenë në shërbim të të Shqipërisë turistike dhe të japin kontributin e tyre të çmuar për një Shqipëri të pastër dhe të bukur. 
Klosi theksoi se: Së shpejti 1 mijë të rinj do të bëjnë praktikën e tyre pranë Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe do të shërbejnë gjatë sezonit turistik si guida mikpritëse për turistët e huaj, por edhe duke u bërë pjesë e kampeve të natyrës dhe mjedisit.
“Në tre muajt e verës, ne do të hapim pranë AKZM-së, një kërkesë për 1 mijë të rinj të cilët mund të bëjnë praktikën mësimore në kuadër të Shqipërisë së pastër dhe turistike për të realizuar në të gjithë vendin kampe ku do të flitet për natyrën e mjedisin.
Kjo do të jetë një praktikë pune pranë AKZM-së.
Në çdo pikë të vendit tonë duam të ngrejmë grupe të rinjsh që të mirëpresin dhe të ndihmojnë turistët e huaj, t’u tregojnë atyre ku janë plazhet dhe aktivitetet kryesore ku janë bukuritë e natyrës dhe të kemi një territor më të pastër”-
u shpreh kreu i turizmit dhe i mjedisit.

Ministri Klosi e cilësoi Eco School si një shkollë të hapur për natyrën, mjedisin, edukimin mjedisor që bashkon të rinjtë edhe jashtë kontureve politike.
Duke biseduar me të rinjtë për mjedisin, ministri Klosi ritheksoi se filozofia e operacioneve “Clean and green 2020” dhe “Pastrojmë Shqipërinë që duam” është jo aksion i një dite por një operacion për të pastruar shkaqet që ndotin ambientin.
Menaxhimi i mbetjeve urbane, ndalimi i qeseve plastike që nuk janë të biodegradueshme, pikat e grumtullimit të skrapit, ndalimi i makinave të vjetra por edhe mbjellja e 20 milionë e 200 mijë pemëve ishin disa nga temat që ministri Klosi diskutoi me të rinjtë.

Kreu i FREESH, Eljo Hysko theksoi se: nisma ofron një hapësirë për aktivistë të rinj, të dedikuar çështjeve mjedisore si dhe inovacionit në turizëm.
Eco School do të zgjasë tre fundjava dhe do të ketë leksione dhe  workshope për tema të ndryshme me drejtues të intitucioneve, ekspertë dhe shoqata mjedisore.
Të ftuarit do të ndajnë me të rinjtë qasjen e tyre me mjedisin, duke siguruar një ndërlidhje më të madhe dhe të drejtpërdrejtë midis të rinjve dhe instancave qeveritare.
Në fund të nismës së FRESH do të përzgjidhen edhe idetë më të mira për t’u konkretizuar më pas.

a.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi