Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur në rrugën Fier-Mbrostar, ku një automjet tip Ford ka përplasur në tokë Rifan Musakën i cili ka qenë duke ecur me biçikletën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mbrostar dhe Musaku ishte nga qyteti i Lushnjës.

Pas ngjarjes ai është dërguar për mjekim në spitalin e Fierit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)