Ecuria e reformave për në BE 
 Gianni Pittella sot në Tiranë

Ecuria e reformave për në BE <br /> Gianni Pittella sot në Tiranë
TIRANË – Mbërrin sot për një vizitë disa ditore në Tiranë Presidenti i së majtës në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella. Pas takimeve në Tiranën zyrtare, Pittela do të vijojë turin në Maqedoni dhe në Serbi së bashku me raportuesin për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein.
 
Kjo vizitë e ndarë në dy pjesë e cila nis në Shqipëri lidhet me ecurinë e reformave të cilat do të çojnë vendin drejt hapjes së negociatave për ne Bashkimin Evropian me kushtin që këto vende të jenë në përputhje me kriteret e parashikuara për anëtarësimin në Union.

Në një intervistë dhënë për të përditshmen “La Gazzeta del mezzogiorno”, Gianni Pittella është shprehur se “ndjehet mjaft i nderuar dhe i kënaqur që në Tiranë do të vlerësohet “Qytetar Nderi” duke marrë çelësat e këtij qyteti për impenjimin e tij politik në favor të Shqipërisë.”

Europarlamentari italian shumë herë është shprehur publikisht në favor të pranimit të Shqipërisë në BE.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal