Ed Sheeran dhe Sam Smith
“mbretërit” e “BRIT Awards 2015”

Ed Sheeran dhe Sam Smith<br />“mbretërit” e “BRIT Awards 2015”
”Mbretërit” e eventit muzikor “BRIT Awards” këtë vit janë shpallur këngëtarët Sam Smith dhe Ed Sheeran respektivisht me 5 dhe 4 nominime.

Megjithatë këta dy këngëtarë të njohur arritën të çojnë në shtëpi përkatësisht nga dy trofe në eventin e mbajtur në “O2 Arena” në Londër.

24-vjeçari Ed fitoi çmimin “Artisti Britanik më I mirë mashkull” si dhe “Albumi I vitit”, ndërkohë që 22-vjeçari Smith u kurorëzua me “Suksesi global i vitit” dhe “British Breakthrough”.

Ja çmimet e këtij viti në "BRIT Awards 2015" :

Artisti më i mirë britanik mashkull : Ed Sheeran (prezantuar nga Rita Ora dhe Orlando Bloom)

Grupi më i mirë britanik : Royal Blood (prezantuar nga  Jimmy Page)

Artistja më e mirë  ndërkombëtare: Taylor Swift (prezantuar nga Lewis Hamilton dhe Ellie Goulding)

Artistja më e mirë britanike femër: Paloma Faith (prezantuar nga  Mark Ronson)
 
Suksesi Global: Sam Smith (prezantuar nga Kim Kardashian)

Artisti më i mirë ndërkombëtar: Pharrell Williams (prezantuar nga Cara Delevingne)

Kënga më e mirë britanike: Mark Ronson (prezantuar nga  Lisa Snowden dhe Lionel Richie)

Grupi më i mirë Ndërkombëtar: Foo Fighters (prezantuar nga John Bishop) 

British Breakthrough: Sam Smith (prezantuar nga  Fearne Cotton dhe  Charli XCX)

Video britanike më e mirë e vitit: One Direction (prezantuar nga  Karlie Kloss dhe Jimmy Carr)

Albumi më i mirë britanik i vitit : Ed Sheeran për Multiply (prezantuar nga Russell Crowe)











Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

 

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?