Eden Hazzard i zhgënjyer: Franca një ekip cinik, askush më shumë se ne nuk e meritonte fitoren

Eden Hazzard i zhgënjyer: Franca një ekip cinik, askush më shumë se ne nuk e meritonte fitoren

Eden Hazzard, futbollist i Belgjikës

Ndeshja Francë-Belgjikë ishte një nga ndeshjet më të diskutuara për faktin se njëra prej tyre do të ishte finalistja e parë e këtij Botërori. Pritej që të ishte një ndeshje e fortë dhe emocionuese por në të vërtetë nuk ishte ashtu. Franca pas golit të parë nga Samuel Umtiti, bëri një lojë për të mbrojtur rezultatin ndërsa pamë një Belgjikë potenciale. Pika kyçe e belgëve, Hazzard, u shpreh se mbeti shumë i zhgënjyer dhe ende beson se skuadra e Blegjikës është më e mira, por jo më e forta.

Ne jemi skuadra më e kompletuar. Askush nuk e ka potencialin tonë, por nuk jemi mjaftueshëm të fortë për të thyer një ekip kaq solid dhe kaq cinik sa Franca. Jam i zhgënjyer sepse e meritonim të shkonim në finale, por pikërisht atëherë kur duhej të tregonim se dimë të bëjmë gjëra të mëdha, nuk arritëm të gjenim të paktën një gol. Është e pashpjegueshme se sa i pamëshirshëm është futbolli.

Sot nuk fitoi skuadra që luan më mirë apo më bukur, fitoi thjesht skuadra më e bashkuar dhe më e disiplinuar në fushë. Unë gjithsesi do të bëj tifo për Francën. E kam thënë gjithnjë se jam një fans i ‘Gjelave’ dhe do të vazhdoj t’i mbështes deri në fund.

Eden Hazzard, futbollist i Belgjikës

E gjithë kjo deklaratë e tij është interpretuar si një sulm nga ana e mediave ndaj trajnerit Martinez për mënyrën se si ishte e vendosur skuadra në pjesën e parë të ndeshjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!