Një tortë me mbishkrimin “Edhe 100 të thithme” është ajo që ka “marrë më qafë” një shqiptar, i cili ishte dënuar me arrest shtëpie në Itali. Mediet italiane bëjnë me dije se policia ka konstatuar rastësisht një tortë të pazakontë në një pastiçeri.
Torta ishte me një shënim në shqip “Edhe 100 të thithme” dhe e dekoruar sipër me kartëmonedha eurosh, karta krediti dhe pluhur që simbolizonte kokainën. Më pas policia në Teramo është vënë menjëherë në lëvizje për të mësuar se kush ishte marrësi dhe cilët e kishin porositur.
Pas ndjekjes policia gjeti marrësin, që do ti bëhej “surpriza”, i cili ishte një shqiptar që rezultonte në arrest shtëpie, me precedentë të njohur për drogë, që pas kësaj duhet të japë llogari, edhe për kuptimin e dhuratës që po i bëhej nga shokët e tij.
edhe 100 Bishe eshte po ma ka shkrujt keq ky pasticeri i leshit
Përgjigju