Edhe 5 ministra lënë mandatin e
deputetit, ja kush i zëvendëson

Edhe 5 ministra lënë mandatin e<br />deputetit, ja kush i zëvendëson
TIRANE- Shkon në 12 numri i ministrave të kabinetit të qeverisë "Rama" të cilët heqin dorë nga mandati i deputetit të fituar në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

Pesë ministra kanë dorëzuar mbrëmë mandatin e deputetit. Ata që lanë mandatin janë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Zhvillimit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

KUSH I ZEVENDESON  
Në orën 14:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh për të bërë zëvendësimin e tyre me emrat që janë në listën shumemërore të zgjedhjeve parlamentare të 2013.

Vendin e ministrit Arben Ahmetaj në Parlament e zë Dashamir Kamberi. Në vend të Ilir Beqajt do të ulet Esmeralda Shkjau. Mandatin e deputetit në vend të Tahirit e merr Erjeta Alhysa. Në vend të Lindita Nikollës ulet Blerina Gjylametaj, ndërsa Mejreme Delishi ulet në vendin e lënë bosh nga ministrja Kodheli.

MINISTRAT E PARE QE LANE MANDATIN
Pak ditë më parë ministrat që lanë mandatin ishin Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj , Ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin, Ilirjan Celibashi, Ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe ministri i Transporteve dhe Insfrastrukturës,  Edmond Haxhinasto, dhe ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito.
 
Lënia e mandatit është një premtim elektoral i Kryeministrit, njëkohësisht kreut të PS-së Edi Rama për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe përqëndrimin  në rolet ekzekutive.
 
MINISTRAT QË MBAJNË ENDE EDHE MANDATIN E DEPUTETIT
Ministri i Financave Shkëlqim Cani 
Ministri i Mjedisit Lefter Koka
Ministri Jashtëm Ditmir Bushati
Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri

NESE MANDATIN E LE KOKA I TAKON PANARITIT
Në qarkun e Durrësit Edmond Panariti është i dyti në listën shumëemërore pas Lefter Kokës. Dhe sipas Kodit Zgjedhor i takon atij të marrë mandatin e deputetit. Por nëse Panariti do të heqë dorë nga mandati, si të gjithë ministrat e tjerë, i takon që deputet të jetë emri i tretë në listë pra Bujar Derveni.
 
MINISTRAT PA MANDAT DEPUTETI
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro
Ministri i Antikorrupsionit dhe Pushtetit Vendor, Bledar Çuçi
Zv/kryeministri Niko Peleshi

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës