Edhe dy ditë të vështira për rebusin e emërimeve në BE

Vazhdon ende i pazgjidhur rebusi për emërimet për pozicionet më të rëndësishme institucionale, atë të Presidentit të Komisionit Evropian, Parlamentit Europian, përfaqësuesit të politikës së jashtme të BE dhe Presidentit të Këshillit Evropian.
Liderët e shteteve dhe qeverive të BE punuan gjithë natën për gjetjen e konsensusit për emërimin e socialistit hollandez Frans Timmermans në krye të ekzekutivit të komunitetit
Popullorët e Europës lindore kundër Timmermans
Viktor Orban, Kryeministri hungarez tha se “është fyese për ne që kemi fituar zgjedhjet europiane, të pranojmë një socialist të drejtojë Komisionin Europian”
Emmanuel Macron për barazinë gjinore
Presidenti francez ka theksuar se “është e rëndësishme që së bashku me përfaqësimin gjeografik, të konsiderojmë edhe kriterin e barazisë gjinore”. Macron në krye të Komisionit, pas refuzimit të Angela Merkel, do që të shoh Margrethe Vestager.
Për të gjetur skuadrën e duhur që do të udhëheqë Europën, liderët europianë kanë kohë deri më 3 korrik, kur Parlamenti Evropian do të emërojë presidentin e ri.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja