Edhe Greqia mbyll dyert
për kalimin e rrymës elektrike

Edhe Greqia mbyll dyert<br />për kalimin e rrymës elektrike
ATHINE- Nga dita e mërkurë, edhe Greqia ka mbyllur linjën e interkonieksionit që shërben për të transmetuar në dy kahet energji elektrike me Shqipërinë. Kjo ka ardhur për shkak të emergjencës energjetike, të shpallur nga qeveria në Athinë, që ka pasuar masa të tilla të marra edhe nga Rumania, Bullgaria e Maqedonia. Ende nuk është njoftuar një masë e tillë nga Beogradi, por, në rast se edhe Serbia do të ndalojë kalimin e rrymës elektrike përtej kufijve të saj, kjo do të thotë se importi për sistemin energjetik shqiptar përmes Malit të Zi praktikisht do të bëhet i pamundur. Sipas Xhulieta Kërtushës, drejtore në CEZ Shpërndarje, aktualisht kompania po importon 9.6 milionë kilovatorë në ditë, me një çmim prej 70 eurosh për 1.000 kilovatorë, pra me një faturë ditore afro 672 mijë eurosh. Ky import bëhet për të mbuluar humbjet në rrjet që ka kompania dhe për të kompensuar atë pjesë të energjisë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk mund të mbulojë aktualisht, për shkak të vështirësive financiare. Gjatë muajit janar energjia është blerë me 62.4 euro për një megavatorë. Edhe për muajin mars, në rast se situata e vështirë energjetike do të vazhdojë, CEZ Shpërndarje deklaron se ka marrë të gjitha masat për të importuar të njëjtën sasi me atë të muajit shkurt, ose e thënë ndryshe, rreth 10 milionë kilovatorë në ditë. Vetëm se problem kryesor tani mbeten jo vetëm fondet financiare, por edhe linjat e interkonieksionit, për të realizuar importin e sasive të duhura, të destinuara për tregun e vendit në pikun e konsumit vjetor.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin