Edhe java tjetër me vranësira
dhe temperatura të ulta

Edhe java tjetër me vranësira<br />dhe temperatura të ulta
TIRANE - Nëse ende nuk e keni vendosur datën e pushimeve verore, bëni mirë që 15-ditëshin e parë të korrikut ta përjashtoni nga planet tuaja. Bëhet fjale për ata që këtë verë do të pushojnë në bregdetin shqiptar. Moti nuk do të favorizojë plazhin, madje në ditë të caktuara parashikohen dhe reshje shiu.

Luhatjet e temperaturave dhe çrregullimet e motit kanë nisur që të premten e 5 korrikut. Ndërsa dita e shtunë pritet të jetë me shira të dendur në formë stuhie. Sipas hartës sinoptike, reshjeve nuk do t'i shpëtojnë as zonat bregdetare. Himara, Saranda, Vlora, Durrësi, Lezha dhe Shkodra parashikohen, që ditën e shtunë të përfshihen nga shirat dhe një ulje prej 3 gradësh e temperaturave.

Vranësirat e motit vijojnë edhe ditën e diele, duke e bere fundjavën e pare te korrikut, me kohe tipike pranvere. E tille pritet te jete edhe java e ardhshme. Ne zonat malore temperaturat me te larta nuk do ti kalojnë 25 grade celsius, ne zonat bregdetare 30 grade dhe kryeqytet termometri nuk pritet te shënoje me shume se 33 grade celsius. Ndërsa ne zona te caktuara si Pogradeci e gjithe java e ardhshme parashikohet me shira te shoqëruara nga vetëtima. Një vere e tille me mot te freskët dhe shira nuk ndodh prej shume vitesh ne vendin tone. I nxehti afrikan, ketë vit nuk e ka prekur Shqipërinë, duke bere qe ne një muaj vere te përjetojmë te katër stinët e vitit.

Marrë nga Vizion Plus
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin