SHKODËR – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vizituar sot fermat e fshatrave Vukatanë dhe Kuç në Shkodër: “Ne po bëjmë çdo gjë për të ndihmuar fermerin, për të mbështetur fshatin, për të nxitur prodhimin dhe punësimin”, tha Topalli.
“Objektivi kryesor është bujqësia”, ka thënë Topalli. Ajo u ka thënë fermerëve se, “të gjitha rrugët kryesore janë bërë dhe në mandatin e ardhshëm do të bëjmë çdo rrugë, në çdo fshat, në çdo komunë”.
Sikurse edhe kryeministri Berisha, edhe drejtuesja tjetër e PD, Topalli ka përsëritur premtimin, që Partia Demokratike do të vijojë me projekte të reja për fermerët me trefishim të subvencioneve në bujqësi për të gjithë ata fermerë, që aplikojnë dhe kanë projekte për arrorë, frutorë apo që mbjellin ullinj etj”.
Topalli përmendi edhe kalimin në Parlament përpara dy muajsh të një pakete fiskale shumë të rëndësishme. “Ne po bëjmë çdo gjë për të ndihmuar fermerin, për të mbështetur fshatin, për të nxitur prodhimin, për të nxitur punësimin”, deklaroi Topalli.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com