Edhe këtë vit koncerti "Simfonia e
Jetës" promovon rolin e gruas në shoqëri

Edhe këtë vit koncerti "Simfonia e<br />Jetës" promovon rolin e gruas në shoqëri
Edhe këtë vit, koncerti gala “Simfonia e Jetës” përmbushi misionin e tij për të promovuar figurën e gruas në shoqëri. Ceremonia e zhvilluar në TKOB u mundësua nga Qendra Kulturore Horizontet e Reja, në bashkëpunim me kolegjet turke, Universitetin Epoka, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mirëqënies Sociale, përfaqësuar në event nga ministri Blendi Klosi.

Edicioni i 7-të i këtij programi ishte konceptuar si një koncert gala që i bashkohet projektit “Unë jam shpresë” në ndihmë të grave të dhunuara. Synimi i këtij projekti është sigurimi i ndihmës financiare dhe materiale për mundësimin e kushteve të jetesës për gratë e dhunuara dhe fëmijët e tyre që ndodhen nën kujdesin e Qendrës Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës.

Në vazhdën e këtij projekti është hapur një numër llogarie për të mirëpritur kontributet e qytetarëve. Deri më tani, ky projekt është mbështetur jo vetëm nga institucionet arsimore turke, por edhe nga shumë figura të njohura të skenës dhe ekranit apo biznese të ndryshme. Zonja Linda Spahiu u vlerësua me çmimin “Trëndafili i Artë” për kontributin e dhënë në studimin dhe ruajtjen e kostumografisë shqiptare, ndërsa festa ishte e pasur me interpretime të artistëve të ndryshëm dhe korit të liceut artistik.
FOTO të tjera
simfonia e jetes
 FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori