Edhe Kosova do të iniciojë
një fushatë të dekriminalizimit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do të iniciojë një kod për dekriminalizimin e skenës politike në Kosovë, për t’ua pamundësuar njerëzve me aktakuza të bëhen pjesë e institucioneve. Në një debat të organizuar nga shoqëria civile, presidenti kosovar tha se do të kërkojë edhe ndryshime në Kodin Penal, në mënyrë që të ndikojë në pastrimin e gjithë sistemit të drejtësisë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do të iniciojë një kod për dekriminalizimin e skenës politike në Kosovë, për t’ua pamundësuar njerëzve me aktakuza të bëhen pjesë e institucioneve. Në një debat të organizuar nga shoqëria civile, presidenti kosovar tha se do të kërkojë edhe ndryshime në Kodin Penal, në mënyrë që të ndikojë në pastrimin e gjithë sistemit të drejtësisë.
“Që njerëz me aktakuza të mos jenë në institucione, as në nivel qendror, as nivel lokal. Por kjo do të zgjerohet. Do të kërkojmë që të ketë kod edhe në kuptimin e mediave dhe financimin e mediave, edhe të shoqërisë civile, por natyrisht edhe zhvillimin e bizneseve. Sepse kërkohet një pastrim i tërë sistemit”, ka deklaruar Thaçi.
Gjatë debatit, presidenti ka folur edhe për Gjykatën Speciale, e cila sipas tij do të heqë njollat e zeza që i janë veshur Kosovës.
“Vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale ka qenë vendim i drejtë. Ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme që gjëra të tilla që i vishen njerëzve në Kosovë apo Kosovës të çlirohen njëherë e përgjithmonë”, ka deklaruar Thaçi.
Duke folur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka shtuar se ato duhet të intensifikohen dhe të arrihet marrëveshja për pajtim mes dy popujve. Ndërsa sa i takon krizës politike, Thaçi ka inkurajuar dialogun e nisur mes subjekteve dhe, siç tha ai, do të respektojë çdo marrëveshje që arrihet mes tyre.
Redaksia online
A.N shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
44.1%
-
Opozitës
9%
-
Qytetarëve
46.9%
Vota total: 9307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Dirigjon’ nga Gjermania, Florian Gjergji zhvati biznesmenin në emër të Pjerin Ndreut! U shkruan në ‘Signal’ e ‘Telegram’ me emra politikanësh
6 Gusht, 15:53
-
Problemet me tiroiden tek të rinjtë, sinjalet që jep trupi
6 Gusht, 15:51
-
Paris 2024/ Arsyeja pse atletët i bien kambanës pasi fitojnë medaljen e artë Olimpike
6 Gusht, 15:48
-
U shpall në kërkim nga policia, reagon Noizy: Nuk jam në arrati
6 Gusht, 15:46
-
Në 3 muaj u shitën apartamente me vlerë 350 milionë euro! Blerjet nga të huajit po mbajnë çmimet e pronave të larta
6 Gusht, 15:35
-
Shokon kampioni i botës, Verstappen: S'më shihni në Formula 1 pas disa vitesh, tërhiqem
6 Gusht, 15:31
-
Itali/ I burgosuri shqiptar i jep fund jetës në qeli
6 Gusht, 15:23
-
Harris merr vendimin! Zgjedh guvernatorin e Minesotës si kandidat për zv.President
6 Gusht, 15:19
-
Paris 2024/ Atleti grek dëbohet nga Fshati Olimpik, pozitiv me substanca të ndaluara
6 Gusht, 15:18
-
Virusi ‘Ethet e Nilit’, QSUT për Report Tv: Gjendja e 17 të infektuarve stabël! Në 24 orët e fundit s'ka raste të reja
6 Gusht, 15:11
-
Ministri Hoxha pret ambasadorin britanik: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona
6 Gusht, 15:10
-
Frrok Çupi: Tre Musketerët rrokin armën e vjetër
6 Gusht, 15:01