Pas akuzave të Lulzim Bashës se kryeministri Edi Rama i ka dhënë mbrojtje një të dënuari nga drejtësia italiane me 9 vite burg, Durim Keçi, e ashpër me kreun e qeverisë ka qenë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ajo ka publikuar në Facebook një foto ku janë Sajmir Tahiri dhe Edi Rama, të cilët sipas saj anë dalë në krah të njerëzve të inkriminuar.

/Shqiptarja.com


(Foto të publikuara në Facebook nga Monika Kryemadhi)
Ndërsa e ftuar në "Opinion", Kryemadhi theksoi se koka e gjithë krimit të organizuar, e gjithë mafias shqiptare dhe kryetari i katër klaneve mafioze, është Edi Rama. Sipas saj, nëse Rama nuk ikën nga pushteti, ky vend do shohë çdo ditë e më shumë ditë të këqija. “Të gjithë do të bashkëpunojmë me një front të hapur. Unë kam një front të hedhur në “Facebook” dhe i lutem regjisë ta publikojë. Mund ta dijë çfarë do Rama dhe Tahiri që shikohen të rrethuar me kriminelë”, tha Kryemadhi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com










