Edhe Manja konfirmon:Mandati
i Llallës mbaron më 7 dhjetor

Edhe Manja konfirmon:Mandati<br />i Llallës mbaron më 7 dhjetor<br>
Vetëm një natë pasi kreu i Grupit Parlamentar të PS tha në studion e Report Tv se mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla mbaron më 7 dhjetor, lajmi është konfirmuar dhe nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Manja ka deklaruar ditën e sotme se Adriatik Llallës i mbaron mandati më 7 dhjetor, pra ditën e premte.

Ai ka shtuar se Kuvendi do të zbatojë procedurat në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

“Llallës i mbaron mandati në 7 dhjetor. Kuvendi do të zbatojë procedurat në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit. Kuvendi i Shqipërisë do të ketë një përgjigje për këtë situatë të krijuar”, tha Manja.

Mbrëmjen e kaluar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ishte i ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, prej ku paralajmëroi largimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla këtë të premte.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital