Të vendosësh vetë drejtësinë në vend, nuk ndodh vetëm në Meksikë apo vendet afrikane. Një gjë e tillë është shënuar edhe në Francë e Gjermani gjatë ditëve të fundit, ky një person është rrahur e një tjetër është vrarë.
Mediat e huaja raportojnë se një i ri i komunitet rom u rrëmbye në Francë nga persona të armatosur, nga kampi ku jetonte, dhe u rrah në mënyrë barbare. Më pas, i riu i dhunuar u hodh në një karrocë supermarketi.
I riu rom ishte marrë disa herë në pyetje për një serë vjedhjesh në zonë, gjë që kishte rritur zemërimin e banorëve ndaj romëve.
Një tjetër ngjarje ka ndodhur në Gjermani, kur familjarët e një viktime dhunimi të ndodhur në 12 qershor, vranë përdhunuesin e dyshuar, për të çuar kështu vetë drejtësinë në vend.
I dyshuari për përdhunimin ishte shpallur në kërkim, por nuk po mundej të kapej.
Familjarët e viktimës së përdhunimit kanë mundur ta gjejnë të parët, duke e rrahur për vdekje të dyshuarin.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com