/ATSH/-  Në komunat shqiptare në Serbi, Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë sikur ne Tiranë e Prishtinë,  sot u festua 28 Nëntori, 102 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

Rrugët janë mbushur me të rinj e të reja me flamuj në dorë , ku krahas flamurit shqiptar sot njofton agjencia e lajmeve "Presheva jonë".

Anë e kënd qyteteve shqiptare në Serbi vërehet atmosferë festive. Flamuri gjithashtu valvitet para godinës në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Kryetarët e komunave të shqiptare Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Skender Destani, Ramiz Latifi,,si dhe Jonuz Musliu në ballë kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, vendosën flamurin kuqezi para selisë së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc në praninë e qytetarëve të shumtë. Sot me rastin e dites se Flamurit ne Shkollat shqipe të  Lugines se Preshevës ora e pare e mesimit ju eshte dedikuar kesaj date historike, flamurit shqiptar.

Kreu i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa pas venies së të flamurit shqiptar në ndërtesën e KKSH-së  në Bujanoc tha  se kjo deshire,  nëse kërkohej  edhe  një milion herë, shqiptarët nuk do të heqin dorë nga përdorimi i simboleve të tyre kombëtare.

"Nëse ju duhet, jo një herë, por një milion herë do të kërkonim pa reshtur, vendosjen e  flamurit simbolet e shqiptarëve kudo që ata jetojnë në botë, që janë pjesë të identitetit kombëtar. Ne do të kërkojmë që ne mund të përdorin lirshëm simbolet kombëtare, jo vetëm në një ditë por sa here te duam ne...", ka thënë Mustafa duke deklaruar se ajo është jo vetëm kërkesat e liderëve politikë të shqiptarëve, por të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Krahinene Preshevës.