Edhe New York ndalon cigaret elektronike me aromë, raste të dyshuara vdekje nga përdorimi i tyre

Edhe New York ndalon cigaret elektronike me aromë, raste të dyshuara vdekje nga përdorimi i tyre

Nju Jorku bëhet shteti i dytë amerikan, pas Michigan-it, që ndalon shitjen e cigareve elektronike me aromë.

Dyshohet se përdorimi i cigareve elektronike ka sjellë vdekjen e 7 amerikanëve dhe shqetësime për qindra të tjerë që janë paraqitur në spitale me problem të frymëmarrjes.

Përjashtim nga ndalimi bëjnë vetëm cigaret elektronike të aromatizuara me duhan dhe mentol.

Vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë, u mor nga Këshilli i Shëndetit Publik, me propozimin e Guvernatorit demokrat Andrew Cuomo.

Shitësit do të kenë dy javë për të hequr cigaret elektronike nga raftet.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Shëndetit Shtetëror, pothuajse 40% e nxënësve maturantë të shkollave të mesme dhe 27% e nxënësve të viteve paramaturës, përdorin cigare elektronike.

Përdorimi i cigareve të aromatizuara  në SHBA është rritur nga 10.5% në vitin 2014 në 27.4% në vitin 2018.

Pak ditë më parë, Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se administrata e tij do të ndalojë shitjen e aromave të duhanit.

Reagimi vjen pas të paktën 450 rasteve të dyshuara të sëmundjes së mushkërive dhe 7 vdekjeve të dyshimta që janë raportuar në SHBA në javët e fundit, të shkaktuara nga tymosja e cigareve elektronike.

“Është diçka potencialisht e rrezikshme. Ka pasur vdekje dhe shumë probleme të tjera. Njerëzit mendojnë se cigaret elektronike nuk dëmtojnë, por nuk është e vërtetë dhe madje ato krijojnë probleme dhe te të miturit" – tha Trump para gazetarëve.

Sipas New York Times, në muajt e fundit në Shtetet e Bashkuara, dhjetëra njerëz që përdorin cigare elektronike janë shtruar në spital me probleme të frymëmarrjes, që në disa raste kanë rezultuar shumë serioze.

Mjekët po luftojnë për të nxjerrë një diagnozë, për shkak të pamundësisë së rindërtimit të saktë të natyrës së substancave thithëse.

New York Times shpjegon se problemet e mushkrive prekin kryesisht personat midis 20 dhe 30 vjeç, të cilët paraqiten në klinika dhe spitale me simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, marrje mendsh, të vjella dhe ndjesi të rraskapitjes. Për disa prej tyre është e nevojshme të qëndrojnë nën kujdes intensiv, me terapi që mund të zgjasin me javë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër