Komisioni për liritë qytetare, punë të brendshme dhe drejtësi i Parlamentit Evropian, ka miratuar edhe një herë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi një gjë të tillë, para disa javësh, e kishin miratuar edhe ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ky vendim ka marrë shumicën e nevojshme në këtë komision parlamentar me 47 vota për, 8 kundër dhe 4 abstenime.
Në muajin prilll, eventualisht në maj, pritet të miratohet edhe në seancë plenare të Parlamentit Evropian. Pas kësaj, vendimi do të nënshkruhet dhe botohet në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë, do të përmbyllet i tërë procesi formal. Nuk ka pasur asnjë ndryshim në tekstin e vendimit.
Pra, sipas asaj që ishin marrë vesh qysh në vitin e kaluar përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, ky vendim do të hyjë në fuqi në kohën kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i regjistrimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS), apo jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.
Pasi afati për hyrje në fuqi të ETIAS-is është shtyrë për vitin 2024 dita e parë e këtij viti, pra 1 janari i vitit 2024, realisht pritet të jetë edhe dita prej së cilës qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen. Kjo zonë përfshin pothuajse të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe vendet si Zvicra, Norvegjia, Islanda e Lihtenshtajni, që nuk janë në BE, por janë pjesë e zonës së lëvizjes së lirë./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Situatë e tensionuar në veri të Kosovës, a duhet të tërhiqet qeveria Kurti?
-
Po
44.1%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2300
Lajme të tjera
-
Tensionet në veri të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes: Policia bëri punën, kryetarët e rinj do fillonin detyrën, s’është provokim! S’cenohen raportet me SHBA
30 Maj, 21:09
-
Kreshnik Spahiu: Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës
30 Maj, 19:43
-
Ilir Yzeiri: Albin Kurti ose fytyra e vrerosur e një Don Kishoti komik
30 Maj, 18:05
-
‘Kosova është zemra e Serbisë’, Federata e Tenisit të Kosovës i përgjigjet gjestit provokativ të tenistit serb: Po nxit tensione mes dy vendeve
30 Maj, 17:29
-
Rusia dhe Kina në ‘sinkron’, mbrojnë Serbinë për veriun e Kosovës: Perëndimi mos të fajësojë serbët se janë paqësorë dhe të paarmatosur
30 Maj, 13:52
-
REAGIMET/ Situata e përshkallëzuar nga serbët, Borrell: Pezulloni operacionet e policisë në komunat në veri! Opozita shqiptare: Shqipëria mos ta lërë vetëm Kosovën
30 Maj, 13:01
-
Në Kosovë tensione dhe frikë për përshkallëzim, si nisi konflikti dhe cilat janë qëndrimet e të gjitha palëve (Pyetje dhe përgjigje)
30 Maj, 11:52
-
Ish ambasadori i SHBA-ve në Serbi: Antagonizmi i BE-së dhe Uashingtonit mund të ketë pasoja afatgjata për Prishtinën dhe Beogradin
30 Maj, 07:32
-
Tensionet vijojnë në veri të Kosovës, NATO çon 700 trupa shtesë: Dhuna rrezikon të ardhmen! Kurti: Demokracia nuk pezullohet
30 Maj, 07:13
-
Përplasjet në veri të Kosovës, Rama mesazh Kurtit: Mos u fut më thellë në atë shteg të rrezikshëm! Basha: Vuçiç kërkon destabilizim
29 Maj, 21:17
-
Hashim Thaçi lë burgun në Hagë dhe shkon në Kosovë, shkak bëhet gjendja e rënduar shëndetësore e nënës së tij
29 Maj, 15:58
-
BE përgatitet për temperatura të larta, dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve
29 Maj, 13:10