Edhe pse armëpushim, Gaza me
bilanc lufte, 1000 viktima në 18 ditë

Edhe pse armëpushim, Gaza me<br />bilanc lufte, 1000 viktima në 18 ditë
Me iniciativën e ndërkombëtarëve janë ndalur për 12 orë luftimet në Rripin e Gazës midis Izraelit dhe Hamas. Sipas orës lokale, armëpushimi ka filluar në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm deri në orën 20:00.

Banorët në Gaza po përdorin armëpushimin humanitar për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, duke siguruar nevojat e tyre kryesore si dhe për të nxjerrë të afërmit e tyre nga rrënojat. Raportohet se deri më tani janë nxjerrë rreth 85 trupa të vdekur duke e çuar në 1000 numrin e të vrarëve në 18 ditë luftime.

Forcat Izraelite të Mbrojtjes ashtu siç kishin deklaruar kanë gjetur dhe neutralizuar deri më tani 31 tunele. Ndërkaq, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry është takuar sot me ministrat e jashtëm të Turqisë, Katarit dhe disa vendeve të  tjera në Paris me përpjekjet për të siguruar një armëpushim afatgjatë.

Kerry ka qëndruar rreth një javë në Lindjen e Mesme me qëllim ndërmjetësimin e një armëpushimi, përpara se të nisej të premten në Egjipt. Armëpushimi i sotëm erdhi menjëherë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yaalon paralajmëroi një intensifikim të operacioneve tokësore në Rripin e Gazës.

Izraeli dhe Hamasi dakordohen për armëpushim 12 orësh në Gaza
Izrael dhe Hamas kanë rënë dakord për një armëpushim 12 orësh në Gaza. Sipas orës lokale, armëpushimi ka filluar në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm deri në orën 20:00.
Zëdhënësi i Hamas, Sami Abu Zuhri tha se ka një konsensus kombëtar për një armëpushim 12 orësh.
 
Ndërkaq, edhe Forcat Izraelite të Mbrojtjes konfirmuan armëpushim në “Twitter” duke shtuar se edhe gjatë kësaj kohe do të vijojnë në gjetjen dhe neutralizimin e tuneleve të fshehura dhe do të përgjigjet me luftime në rast se sulmohet nga Hamas.
 
Përpara se të arrihej armëpushimi, sulmet izraelite vranë 19 palestinezë gjatë mbrëmjes së të premtes, ndërsa mësohet të kenë vdekur edhe 2 izraelitë. Në 18 ditë luftime, raportohen në total mbi 870 palestinezë dhe 39 izraelitë të vrarë.
 
Ministrat e jashtëm të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Turqisë dhe Katarit do të takohen sot në Francë në përpjekje për të negociuar një armëpushim afatgjatë.
 
Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën