Edhe pse në proces divorci, Monika Kryemadhi uron Metën për ditëlindje: Dëshiroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh më 11 maj! Vota për ty, mundësi ndryshimi për Shqipërinë

Edhe pse në proces divorci, Monika Kryemadhi uron Metën për ditëlindje: Dëshiroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh më 11 maj! Vota për ty, mundësi ndryshimi për Shqipërinë

Ilir Meta

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi, ka uruar sot Ilir Metën me rastin e 56-vjetorit të lindjes.

Teksa ka shpërndarë një foto të Metës, Kryemadhi nuk ka ngurruar të bëjë edhe urimet e saj për Metën edhe pse është në proces divorci me këtë të fundit. Ajo shprehet se kjo ditëlindje e gjeti ndryshe nga herët e tjera, por megjithatë uron që dhuratën më të bukur këtë vit ta marri më 11 maj.

Madje u bën thirrje të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë miqve që në 11 maj votën t'ia japin Ilir Metës, sepse siç e cilëson dhe Kryemadhi kjo votë do të jetë një mundësi ndryshimi për Shqipërinë.

"I uroj ditëlindjen Ilir Metës sot në 56 vjetorin e tij. Sot kjo ditëlindje është ndryshe nga çdo ditëlindje tjetër por ka një veçori komplet tjetër në këndvështrimin tim. Sot të gjithë kanë detyrimin që urimin ndaj teje ta bëjnë duke iu kujtuar çdo miku që në 11 maj votat e tyre të jenë për ty Ilir Metaj në rradhë të parë sepse si gjithmonë e vendos veten sakrificë për të tjerët dhe vendos parimet e tua morale politike para interesit tënd personal.

Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish mik i yti , dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë. 

Gëzuar ditëlindjen Ilir Metaj!", shkroi Kryemadhi në rrjetet sociale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:12
Blushi uron Metën: Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë tënde

1742836458_blushi.jpg

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka uruar ish-presidentin Ilir Meta në ditëlindjen e tij të 56-të , duke e quajtur atë një simbol të lirisë dhe demokracisë.
Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, një ndër figurat më besnike të ish-Presidentit Ilir Meta ka uruar datëlindjen e këtij të fundit. 

Ajo që bie në sy në urimin e Blushit është qasja e tij në urimin ndaj Metës, ku e uron duke marrë për shembull një urim të dikurshëm që i bëhej udhëheqësve të Partisë së Punës duke thënë 'Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë tënde'.

Postimi i Tedit

"Me këtë foto tonë në vendlindjen e tij të dashur, Çepan, i uroj gëzuar ditëlindjen edhe 100 vite të reja me shëndet të plotë, mbarësi dhe lumturi, presidentit Ilir Meta, i cili padrejtësisht ndodhet sot i izoluar politikisht në ekstrem nga armiqtë më të egër të lirisë, dinjitetit njerëzor, demokracisë, pluralizmit politik dhe kombit shqiptar.
Lider patriot e guximtar, burrë shteti vizionar dhe misionar i kauzave të mëdha kombëtare, Ilir Meta është kthyer në simbolin më frymëzues të Lirisë, të Demokracisë, të qëndresës dhe rezistencës përballë së keqes, padrejtësisë dhe autokracisë.
Urimet më të përzemërta për Ilir Metën t’i kthejmë në votë plebishitare për të në Qarkun e Tiranës dhe në Fitore Madhështore më 11 Maj për t’u rikthyer Lirinë të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë!
Liria do të triumfojë! Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë së tij dhe Partisë së Lirisë!"

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XYZ: 24/03/2025 21:45

    Monika ban mire qe te kerkoje takim me Ilirin

    Përgjigju
  • Mondi: 24/03/2025 13:10

    Na vodhet ,na perqeshet,tani mos na hapni barkun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Rama inspekton projektin në hyrjen e lumit Buna, e krahason me shëtitoren në Vlorë: Do të jetë një fuqi tërheqëse

Rama inspekton projektin në hyrjen e lumit Buna, e krahason me shëtitoren në Vlorë: Do të jetë një fuqi tërheqëse