Liria e medias/ Zëdhënësi i Berishës gjen ‘fajtorin’ për raportin pozitiv të 'Reporterët pa Kufij': Kam dijeni për një lobim të Ramës

Liria e medias/ Zëdhënësi i Berishës gjen ‘fajtorin’ për raportin pozitiv të 'Reporterët pa Kufij': Kam dijeni për një lobim të Ramës

Lela dhe Berisha

Organizata ‘Reporterët pa Kufij’, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, e radhitën Shqipërinë 7 vende krahasuar me vitin e kaluar. Në treguesin që përfshin 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, duke shënuar një rritje prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë kur radhitej e 103-a. Në vitin 2021, Shqipëria radhitej në vendin e 83-të.

Por edhe për këtë përmirësim të renditjes së Shqipërisë e kanë gjetur opozita shqiptar e ka një ‘teori’. Zëdhënësi i Sali Berishës Alfred Lela, ka hedhur dyshime se sipas tij ‘Edi Rama ka lobuar te shefja e Reporterëve pa Kufij, e cila më pas ka ndryshuar raportin.

"Jam në dijeni të një fakti, edhe pse shumë njerëz do të thonë se është teori konspiracioni, të një takimi të Ramës, ose një lobimi personal të tij në Paris me shefen e Reporterëve pa Kufij, gjë e cila ka përmbysur edhe raportin e tyre. Reporter pa Kufij në vijimësi kanë qenë shumë kritikë në disa raste dhe unë e di për fakt lobimin personal të kryeministrit dhe mesa duket është reflektuar edhe në raportin e këtij viti. Është një rritje dhe një përmirësim me 7 vende gjë të cilën nuk e shohim në realitet", ka thënë Lela.

Mesa duket te ‘Rithemelimi’ e kanë të vendosur që çdo fjalë e mirë që thuhet për Shqipërinë nëpër botë është si rezultat i ‘blerjes dhe lobimit të Ramës’. Në fakt kur thonë që Rama ka ‘blerë DASH dhe FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’ kjo e ‘Reporterëve ka kufi’ të duket ‘lule’.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beqo: 04/05/2023 14:30

    Fajtpre jeni vec ju qe e keni pas lene vendin ne meshire te fatit

    Përgjigju
  • Termeti: 04/05/2023 14:18

    Rama ka blere edhe Putinin, qe te mos pushtoje Moldavine , Finlanden dhe Polonine. Keni luajtur menç me duket Lela&kompani!

    Përgjigju
  • Franku: 04/05/2023 14:17

    Ja u be edhe ky si Saliu,genjeshtar,mashtrus

    Përgjigju
  • Rina: 04/05/2023 14:02

    per cdo gje ju beni fajtor ramen

    Përgjigju
  • Viçidoli: 04/05/2023 13:47

    O Lela o lale lëre dhe mos e rrëfe,brekët në studio i hoqe,transparencën e tregove,te salehu u strehove,komplet median ti turprove,vrasësit të medias i besove,me nongrat e minues demokracie,s'mund të ketë liri Shqipërie.

    Përgjigju
  • tosi: 04/05/2023 13:40

    ja ky psedo gazetarei qe eshte i pa anshem

    Përgjigju
  • titi: 04/05/2023 13:39

    duket shume qart kush po ja ben fushaten belindit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb