Sllovenia ka kërcënuar se do të ngrejë gardh në kufirin e saj me Kroacinë, nëse plani i Bashkimit Evropian, për të cilin është rënë dakord të dielën, nuk zbatohet.
“Nëse është e nevojshme, jemi të gatshëm të ndërtojmë murin menjëherë”, ka thënë kryeministri slloven, Miro Cerar.
Rreth 85,000 refugjatë kanë hyrë në territorin slloven në dhjetë ditët e fundit, pasi Hungaria ka mbyllur kufirin me Kroacinë.
Po sot, Austria ka thënë se do të nisë ndërtimin e “barrierave teknike” për të kontrolluar fluksin e migrantëve që hyjnë nga Sllovenia.
Kombet e Bashkuara llogarisin se mbi 700,000 emigrantë kanë arritur në Evropë këtë vit, shumica e tyre nga Siria. Udhëheqës evropianë dhe të Ballkanit kan renë të dielën vonë për një plan bashkëpunimi 17-pikësh, për të përballuar fluksin e migrantëve.
Plani përfshin krijimin e 100,000 vendeve shtesë në qendrat e migrantëve, përgjatë rrugës nga Greqia në Gjermani.
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)












