Edhe tre muaj paraburgim
për deputetin Ukë Rugova

Edhe tre muaj paraburgim<br />për deputetin Ukë Rugova
PRISHTINË- Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka thënë se paraburgimi për djalin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova do të vazhdojë edhe për 3 muaj të tjerë.

Ai është akuzuar në lidhje me pretendimet për blerjen e kundërligjshme të vizave Schengen nga Ambasada e Italisë në Kosovë dhe shitjen e tyre në tregun e Kosovës kundrejt një pagese prej 3 mijë e 500 euro.
 
 “Njëri nga të pandehurit, Ukë Rugova është deputet në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, shtatë të pandehurve tjerë do të vazhdojë masa e arrestit shtëpiak. Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën e Krimit të organizuar në lidhje me veprat Shpërdorim i pozitës zyrtare, Ushtrim i ndikimit dhe Mashtrim”, njofton EULEX-i.
 
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.

Ndryshe, djali i ish-presidentit Rugova, Ukë Rugova, u arrestua më 5 shkurt në bazë të dyshimit për katër vepra penale: krim të organizuar, ushtrim i ndikimit, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe mashtrim.

Në urdhërarrestin që “Koha Ditore” kishte siguruar më parë përshkruheshin veprimet kriminale të tij. Aty përshkruheshin veprimet kriminale të tij, Izet Beqirit, Fitim Beqirit, Visar Beqirit, Florjan Petanit, Edison Idrizajt, Azad Beqirajt dhe Hamza Beqirit.

Redaksia online
(esh.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan