Edhe tregu i makinave të përdorura
drejt displinimit, si ai i kazinove

Edhe tregu i makinave të përdorura<br />drejt displinimit, si ai i kazinove
TIRANE- Të gjitha pikat dhe tregjet që shesin makina të përdorura, do t'i nënshtrohen kontrolleve, me qëllim formalizimin e tyre dhe pagesën e çdo qindarke që iu takon, në tatime e taksa.

Burimeve nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, por edhe nga e Financave, bënë të ditur për televizionin A1 Report, se qëllim i kontrollit do të jetë futja në rrugë ligjore e këtyre tregjeve, të cilët do të fillojnë të kontrollohen e tatohen, si çdo biznes tjetër. 

Çmimet e makinave të përdorura mbeten ende të ulëta, pasi përveç TVSH-së që janë të detyruar ta paguajnë në dogana, këta tregtarë nuk shlyejnë asnjë detyrim tjetër.

Ky shqetësim u ngrit të premten nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, i cili deklaroi, se në bashkëpunim me konçensionarët e makinave të reja, të përcaktohen hapat për vënien në rrugë ligjore, vendosje të standardeve të BE-së dhe barazi fiskale për bizneset në tregun e automjeteve në vend.

Ndërkohë, në muajin janar, sipas deklaratave të Ahmetajt, qeveria do të dyfishojë taksat e makinave të përdorura, ndryshe nga çfarë bëri Qeveria Berisha 2 vjet më parë, i cili duke ulur taksat, bëri që të lulëzojnë tregjet informale, si dhe vendi të ishte sërish nën pushtetin e makinave të vjetra. 

Në Shqipëri, çdo vit importohen rreth 50 mijë automjete të përdorura, për afro 3000 tregje. Rreth 20 konçencionarë importonin në vitin 2008, afërsisht 4000 makina të reja dhe sot ky treg ka rënë në 1500 makina. 

Një tjetër shqetësim për tregun shqiptar të makinave, të cilat iu shmangen detyrimeve tatimore, janë dhe pjesët e këmbimit. Një pjesë e madhe nuk janë origjinale, ndërsa shumë të tjera, vidhen në vendet perëndimore e sillen në Shqipëri, nga grupe shqiptarësh që operojnë në këto shtete. Në vitin 2009, një operacion policor në 5 shtete, Belgjikë, Itali, Suedi, Çeki dhe Holandë, vuri në pranga 25 shqiptarë, që si veprimari të tyre kishin vjedhjen, kryesisht të gomave të makinave dhe pjesë të këmbimit, të cilat më pas i sillnin në Shqipëri.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit