Çifti Rama u prit nga i ati i Aleksit, i cili i falenderoi ata për vizitën, ndërsa në shtëpinë e Nikajve nuk kishte si të mos ndihej mikpritja e ngrohtë, që karakterizonte familjet mirditore.
Kreu i qeverisë, ndërsa uroi Krishtlindjet dhe festat e fundvitit familjarëve të Nikës, përfitoi nga rasti të njihej nga afër me problemet që shoqërojnë këtë familje.
Vizita u prit me kërshëri nga vajzat e vogla të Aleksit, të cilat u njohën edhe me dhuratat që ishin rezevuar për to nga çifti Rama në kuadër të festave të fundvitit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)