Edi-Grandiola: Liami tinzar, nuk transmeton asnjë vlerë

Edi-Grandiola: Liami tinzar, nuk transmeton asnjë vlerë
Për të dy ka përfunduar eksperienca në BB, dhe të dy shprehen se ndihen mirë me lojën dhe mesazhin që kanë përcjellë, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Edgar Cani, 52 vjeçari nga Tirana dhe Grandiola Topi, tregojnë në një intervistë për suplementin THASH&THEM, për marrëdhenien me banorët e tjerë të BB, si dhe për deabtet e shumta që kanë pasur me Liamin. Të dy gjykojnë se ai, është një nga banorët që nuk transmeton asnjë vlerë brenda shtëpisë, dhe që mbi të gjitha është tinzar dhe i paedukatë. Ndërsa vlerësojnë unanimisht, se fituesi i këtij reality show, duhet të jetë Graciano.


Ka mbaruar eksperienca juaj në BB, si ndiheni?

Edi : Unë ndihem shumë mirë, sepse pata disa qëllime që i realizova. Doja të bëja një eksperiment intesiv për të marr sa më shumë nga banorët, në mënyrë që të pozicionohem dhe këtë e arrita. Hyra për të dhenë një mesazh tjetër, që grup mosha jonë mund të ketë një koherencë harmonike, me grup moshën e fëmijëve tanë, edhe këtë mendojë se e arrita.

Grandiola : Ndihem shumë mirë, sepse çfarë doja e arrita. U përballa me mosha të ndryshme, njoha njerëz me vlera pa vlera. Vura veten time në provë, edhe mësova që kam autokontrollin dhe që jam edhe diplomate.

E ndiqni tani që jeni jashtë?

Edi : Nuk e ndjek, po di çdo gjë të bëhet aty brenda. Sepse i njoh dhe i kam psikologjisur shumë mirë banorët dhe ata nuk dhenë asgjë të re.

Grandiola : Nuk kam pasur kohë ta shoh.

Për cilin nga banorët bëni tifozllëk?

Edi: Për Gracianon.

Grandiola : Gracianon.

E thoni unanimisht?

Edi: E themi unanimisht sepse mendojmë njësoj . Është një mendim unamim për vlerat që ai ka. E vetmja gjë që do të mund të çonte përpara shoqërinë janë vlerat. Po të analizojmë shoqërinë amerikane që sot është e zhvilluar, mund të themi që është e tillë për shkak të vlerave.

E keni vlerësuar Gracianon gjithmonë edhe brenda shtëpisë së BB?

Edi : Po marr përsëri shembullin e Amerikës, si ka ardhur Amerika deri këtu, është vendi i punës. Pra gjëja që çon përpara është puna, sepse ajo të përballë me vlerat që ke dhe me ato vlera që ti nuk ia di vetes. Si të mos e vlerësojë unë Gracianon, kur ai i ka të gjitha këto cilësi dhe i ka të mbështetura mbi punë. Kush është ai 19 vjeçar që mund të përballet me të ?!

Grandiola: Unë mendojë se nuk ka as ndonjë 19 vjeçar as dhe ndonjë 30 vjeçar, që mund të përballet me Gracianon.


Këtë javë Graciano është në nominim me Gentën, mendoni se është i rrezikuar?

Edi: Unë realisht mendojë që është i rrezikuar sepse shoh tendenca kundrejt tij. Prandaj dua të bëj një fushatë që ai të mos dal. Nuk mundet që prej një humori që e ka karakterizuar Gentën, ose për protagonizmin që ajo ka pasur javët e para të BB, të qëndrojë brenda shtëpisë.

Grandiola: Ndërsa unë dua që të dal Genta, sepse nuk mendojë që ajo ka bërë më shumë se Graciano në BB.

E keni takuar mamanë e Gracianos, tani që jeni jashtë?

Edi: E kam takuar. Kam shkuar vet ta takojë, për ta përgëzuar për atë djalë të mrekullueshëm që ka.

Grandiola: Unë nuk e kam takuar akoma.

Të dy keni pasur kontradikta dhe debate me Liamin, kush ishte arsyeja pse nuk u afruat asnjëherë me të?

Edi : Liami është koshient që nuk ka asnjë vlerë, por ajo që ai përdor është një tinzari fëminore, që ai përdor për të ecur përpara. Si mundet që kjo ti kthehet në vlerë? Ai është jo vetëm i pabesë por edhe keqdashës.

Grandiola: Liami thurr intriga dhe nuk del ai përpara por Arbëri. Është tinzar dhe i paedukatë, ai nuk e di ku mbaron liria e njërit dhe ku fillon liria e tjetrit. Do bëj thotë ç’të më dojë kokrra e qejfit, duke mos patur parasysh që ajo që ai mund të bëj, i dëmton të tjerët.

Duke parë opinionet e ndryshme të njerëzve, ai është cilësuar si një banorë i fortë, dhe si një nga pretendentët kryesor për të fituar këtë reality show?

Edi: Kjo është e tmerrshme, është e pamundur që këta njerëz me dëshirën më të mirë për ta njohur, të mos e njohin në thelb. Unë ju bëj një thirrje, gjejini një vlerë përveç lojës së ndyrë që ai bën. E them këtë me siguri, sepse nuk ka asnjë vlerë dhe nuk duhet të dhe nuk mund të fitojë

Grandiola : Do na vijë shumë shumë keq nëse Liam do të ishte fitues i këtij reality shoë. Unë mendojë që ai është një shembull i keq për shoqërinë.

Në shtëpinë e BB janë krijuar tashmë grupet, me lider Ermalin dhe Liamin. Nëse do të ishit brenda te cili grup do pozicionoheshit?


Edi: Po të bënim një strategji grupesh, do të ishin të gjithë në grupin tonë dhe vetëm Liami do të ishte kundër. Unë kam qenë shkatërruesi i çdo ideje për të krijuar grupe, dhe sapo unë dola u krijuan grupet e para. Më kanë thenë gjithashtu, që ky është BB i parë që grupet krijohen aq vonë.

Grandiola: Mendojë se ne nuk do ishim pozicionuar, me asnjë grup.


Do të ruani miqësi me Liamin kur të përfundojë BB?

Edi: Unë nuk mbaj kontakte me ata, që nuk janë të denjë për miqësinë time.

Grandiola: Absolutisht që jo.

Edgar, duket se në fillim të BB keni debatuar ashpër me Ermali, ndërsa më pas u miqësuat, pse ndodhi kjo?

Me Ermalin kam debatuar për gjëra që unë se kontrolloj dot veten dhe Ermali është njësoj si unë. Ne jemi zënë për sport, për ndeshje, që janë gjëra mashkullore dhe e kemi bërë të dy shumë mirë. Pasi kemi sportivitet, kemi grint dhe jemi parë drejtë në sy.

Si do ta komentonit çështjen çame, për të cilën Liami ju ka akuzuar se ju e urreni këtë komunitet?

Edi: Në shumë breza por edhe në brezin tonë, ka shumë njerëz që i bëjnë idhuj prindërit e tyre unë jam një prej tyre. Kam idhull babanë dhe gjyshin tim dhe krenohem për këtë fakt. Gjyshi im ka qënë çam, ka mundësi që unë të kem paragjykime? Ka mundësi të kem paragjykime kur gruan time ia besova një çami? Kur shokun e besës e kam çam, dhe kur sa dola nga BB , më priti një çam. Ka një ndryshim të madh midis çamëve dhe një çami që është Liami. Ajo është një gjë personale me të.

Grandiola : Debatet që janë krijuar për këtë çështje, ishin një ngritje nervash nga ana e Edit. Sepse kam dëgjuar shpesh Liamin kur thoshte se, do tia ngre nervat Edit derisa të më qëllojë. Liami është nga ata njerëz, që nuk e ka haberin se çfarë është Çamëria.

Nëse Graciano del këtë javë, cilin do dëshironit ta fitonte këtë reality?

Edi : Françeksa ose Ermali

Grandiola : Ermali

Si i keni parë si çift?

Edi: Ata janë një çift tipik shqiptar. Nisi si një simpati rinore, që me siguri ka eksituar edhe jashtë, për shkak të profesionit të tyre e cila u ngacmua edhe brenda. Por që është duke ecur në format më natyrale. Kanë karakter dhe nuk venë veten e tyre në balancë me lojën. Ata luajnë veç saqë në momente të caktuara kanë cënuar lojën e tyre.

Grandiola: Për mua është një lidhje reale. Unë kam folur me të dy dhe ata më kanë pohuar që marrëdhënia e tyre nuk bëhet për lojë.

Aktualisht me se po merreni?

Edi: Unë javës tjetër , do ti rikthehem profesionit tim, sepse kisha nevojë për pushim.

Grandiola : Unë po kërkojë për punë sepse dua të qëndrojë në Shqipëri.

Grandiola po marrëdhënia juaj me Daviden si do të shkojë. Do ta takoni kur të shkoni në Napoli?

Nuk do ta takojë sepse për mua ka mbaruar si histori. Pas 10 vitesh, nuk mund të mbahet një shoqëri. Për mua është absurde, kjo do të thotë që 10 vjet bashkë kemi ndjetur kot.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf