Edi Paloka inkriminon veten: Manipulova votat për zgjedhjen e Bashës kryetar të PD-së! (Tërhiqet nga lëvizja e Berishës?)

Edi Paloka inkriminon veten: Manipulova votat për zgjedhjen e Bashës kryetar të PD-së! (Tërhiqet nga lëvizja e Berishës?)

Edi Paloka

TIRANË- Edi Paloka, në përpjekje për mbrojtur Sali Berishën në këtë përballje, ka pohuar se ka manipuluar votat e anëtarëve të Partisë Demokratike për të zgjedhur Lulzim Bashën kryetar në zgjedhjet e fundit para pak muajsh. Ai ka inkriminuar veten e tij për të argumentuar arsyen se përse nuk është pjesë aktive e Komisionit të Rithemelimit, të ngritur në Kuvendin e Sali Berishës. 

Unë kam qenë nënkryetar i asaj partie, dhe për fat të keq jam pjesë e fajit të kësaj që po ndodh sot. Dhe nuk kam angazhimin total edhe të kësaj lëvizje që po ndodh sot. Kam qenë nënkryetar e kam përgjegjësitë e mia, për çfarë ka ndodhur. I kam pranuar këto karagjozllëqe me kuvendin e korrikut. Prandaj dhe nuk jam aktiv, sepse më vjen zor të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të”, ka thënë Paloka për gazetaren Nisida Tufa.

Madja, ai ka shkuar edhe më tej me deklaratën e tij, sa duket sikur është një tërheqje nga mbështetja që do i ofrojë Berishës tani e tutje. 

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha Paloka në fjalën e tij.

Në garë me Lulzim Bashën ka qenë Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi, ku kryedemokrati i fitoi me 81% të votave. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobo: 23/01/2022 17:46

    Na mbyten debilat Paloqe & CO

    Përgjigju
  • Katarakti: 23/01/2022 16:41

    Atehere bie edhe depozitimi i formulareve per kuvendin ne stadium! Te gjitha te manipuluara! Por nuk eshte habi! Keshtu ka bere Saliu qe ne fillim!

    Përgjigju
  • xxx: 23/01/2022 15:56

    Ik ore thuthuq me manipulimet qe ke bere duhet te dalesh para drejtesise

    Përgjigju
  • O tej: 23/01/2022 15:07

    Thume thune mire e ke Edi Paloqe. Ti je nje koqekandari qe the ke thoqin.

    Përgjigju
  • Sifi: 23/01/2022 14:39

    Paloka me pa te keq pohoi nje zanat te vjeter te PD ne keto 30 vite.Vetem zgjedhhet e 1992 qe ishte nje referendum kunder sistemit komunist,te tjerat zgjedhhe nuk ka fituar asnje megjithse ka vjedh diten per diell .

    Përgjigju
  • 0&pi: 23/01/2022 13:57

    Ky rren Paloka se votimet e Bashes kan dal 129% se aq te babzitun kan ken sa nuk dishin sa vota duhet me vjedh,me dal fitus e manej i zbriten se dilshin vota ma shum se votues prezent.Njeshtu ka ba PD qysh ne 92 e deri ne dit te sodit se i ka msu PLAKU MERE(BERISHA).Nuk asht budall Eduart Selami(njeri I rrespektum)qe nuk pranoi me hy kandidat kyt rralle se e din ca bahet ne PD.Aty ban hajr vetem i forti,hanno,vrasesi,immorali,rrugaci.Njerezit e shkolluar ne Perendim e SHBA duhet te rrin larg PD.

    Përgjigju
  • Ben: 23/01/2022 06:12

    Keshtu eshte e gjithe PD-ja.Nga Sala,Luli dhe deri tek me i fundit.Eshte vete ADN-ja e kesaj partie e tille.Manipulo,vidh,shkatarro, perdor dhune dhe sidomos duhet te besh te 99-at kur jane votimet.Ky budallai legjendar,dhe si ky ka shume,te pakten tha nje te vertete 30 vjeçare qe ka shoqeru Pd-ën.

    Përgjigju
  • gora: 23/01/2022 05:21

    ajo u more veshe qe i manipuluate zgjedhjet ,se ate pune e kini ne gjake ju kodosher

    Përgjigju
  • Sing: 23/01/2022 03:13

    Ik o paloqe futu ne te semes e mos u duk me ne kete bote. Zoti marrte hak mbi ty dhe te gjithe jashteqitjet e ketij vendi qe po vazhdoni ta vidhni dhe shkaterroni kete Shqiperi per te mbushur xhepat tuaj dhe familjeve tuaja. Mos qofte e larget dita kur te dilni perpara drejtesise

    Përgjigju
  • Pjeter: 23/01/2022 02:52

    Pse valle nuk ju njofin shqiptaret kush jeni ju? Ajduta,kriminele,matrapaze,mashtrusa ordinere,ju njohin te gjithe pse jeni aty e çfare perfaqesoni e mbroni!!!

    Përgjigju
  • Iris: 23/01/2022 02:06

    Ketij nuk i vjen keq qe manipuloi zgjedhjet,por i vjen keq qe i manipuloi per Lulzim Bashen.Pra po te ishte dikush tjeter,per kete do te ishte O.K.manipulimi!!

    Përgjigju
  • skrifteri: 22/01/2022 23:19

    po tani cfare do ky palla edhe paska manipuluar votat dhe tani dashka ta heqi tani mbaje me shendet e hik se je kokrra e gomarit .se te gjithe e dime qe Sokoli do fitonte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite