Edi Rama: 2012-a, viti i faljes së
Gërdecit dhe farsës së 21 Janarit
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama vuri në fokus proceset gjyqësore të 21 janarit dhe Gërdecit, të cilat sipas tij “janë një farsë e pashoqe”. Rama: Sistemi i drejtësisë vetëm degradohet.
TIRANE - Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama vuri në fokus proceset gjyqësore të 21 janarit dhe Gërdecit, të cilat sipas tij “janë një farsë e pashoqe”. Sistemi i drejtësisë, sipas Ramës, vetëm degradohet.
“Jemi para mbylljes së një viti ku nga njëra anë ka rezultuar me falje gjithë procesi i tragjedisë së Gërdecit dhe nga ana tjetër po rezulton një farsë e pashoqe procesi i 21 janarit. Dy tragjedi që vendi duhet t’i zgjidhë në mënyrë të drejtë”, tha numri një i opozitës.
Në këtë kuadër Rama tha se në vend ekziston pandëshkueshmëria, ndërsa e cilësoi një element kryesor të mosmarrjes së statusit të kandidatit në BE.
“Janë çimentuar ende më kultura e pandëshkueshmërisë me faktin që sot Shqipëria nuk është në gjendje të japë asnjë provë të besueshme në Bruksel se i ka aftësitë për ta luftuar korrupsionin dhe aftësitë për të ndërtuar një kulturë ndëshkueshmërie, të gjithë para ligjit të barabartë”, u shpreh kreu i PS-së, Edi Rama.
Në këndvështrimin e kryesocialistit Shqipëria ka ligje të mira, por sipas tij ato mbeten në letër pasi zbatueshëmëria sipas Ramës, lë për të dëshiruar.
“Në letër ne kemi një vend shumë të përparuar, por ekziston hendeku mes çfarë kemi të shkruar në letër si ligje dhe çfarë kemi realitet si zbatueshmëri të ligjit”
Në fokus të kryesocialistit u vu sërish situata e vështirë në disa sektorë siç i cilëson ai strategjik në zhvillimin e vendin, si sektori energjetik, i naftës e pasurive minierave.
Sipas kryesocialistit këta sektorë sot janë lënë në lëngim agonie. Ndërsa për pasuritë mbi tokë, shefi i opozitës tha se “kemi një problematikë të tërë që lidhet me dërrmimin e mjedisit në kushtet ku ne duam të zhvillojmë bujqësinë, turizmin, që lidhet me hallka të tjera të një zinxhiri të tërë”. Ky qëndrim vjen i përforcuar një ditë pasi Rama bëri takimin me gazetarët për vitin politik 2012, ky theksoi se do të pengojë privatizimin e 4 HEC-eve, pasi ofertat e dhëna janë sa gjysma e çmimit real.
Kryetari i Partisë Socialiste, vuri gjithashtu theksin në situatën e vështirë ekonomike të Shqipërisë, duke e vlerësuar si një proces rrënimi.
“Jetojmë në një vend që është në krizë të gjithanshme. Në një proces rrënimi, i cili duhet të mbarojë. Dhe është detyra jonë si një aspiratë e përbashkët që të krijojmë kushtet për një Rilindje ekonomike, një ripërtëritje shoqërore, shërbime publike sipas nevojave jo sipas xhepit, rimëkëmje ekonomike”, theksoi Rama.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59