Çdo punonjës me pagë mesatare mori 2,144 lekë më shumë në muaj si rezultat i aplikimit të taksimit progresiv. Në fund të vitit secili nga këta punonjës do të ketë marrë me anë të pagës 25,732 lekë më shumë se sa merrte nën qeverisjen paraardhëse, e cila aplikonte taksimin e sheshtë. Gjatë kësaj jave Policia e Shtetit shënoi disa arritje ndër të cilat kapja me anë të operacionit “Gjahtarët e Natës” e grupit kriminal të vjedhjes së karburanteve në shumë qytete të vendit.
Për rrjedhojë 6 persona u arrestuan, 1 tjetër është në kërkim, policia ka arritur të vendosë para organeve të drejtësisë 264 persona të dyshuar ose të dënuar e kërkuar për vepra të ndryshme kriminale. Ndër to 9 të kërkuar ndërkombëtarisht, 78 të arrestuar në flagrancë dhe 35 në kuadër të luftës ndaj korrupsionit, krimit ekonomik e financiar. Zyrat e reja të punës ishin kryefjala e përpjekjeve të javës për punësimin. Më 3 Shkurt u inagurua Zyra e re e Punës në Durrës. Janë pasqyruar shembujt e rikthimit të dinjitetit në shërbimet publike si dhe një Infrastrukturë e Standardeve Evropiane.
Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)