Edi Rama do të dëshmojë
në komisionin hetimo

Edi Rama do të dëshmojë<br />në komisionin hetimo
Komisioni hetimor, i ashtëquajturi “komisioni i veshit”, u mblodh dje për herë të parë, ku përcaktoi rendin e punimeve të tij lidhur me hetimin e incidentit të ndodhur në 24 prill në Akademinë Politike të Vjenës, ku personazhet kryesorë ishin kreu i PS, Edi Rama si dhe diplomati Egin Ceka.

Raporti përfundimtar, i cili do të realizohet brenda datës 20 maj, pritet që të ketë të përfshira dokumentat shkresore, pamjet filmike, përmbledhjet e medias së shkruar, të cilat do të grumbullohen brenda datës 3 maj.

Ndërkohë që brenda datës 6 maj deri në 9 maj komisioni do të merret me seancat dëgjimore me dëshmitarët kryesorë dhe personazhet e përfshirë në këtë seancë ku pjesë e këtyre seancave do të jetë dhe kreu u PS, Edi Rama.

Pritet që seancat dëgjimore me dëshmitarët që ndodhen në Vjenë dhe që kanë qenë të pranishëm gjatë këtij incidenti ta raportojnë nëpërmjet video call me skype, kjo sipas propozimit të anëtarit të këtij komisoni, Gerd Bogdani.

Ai propozoi që pyetja e dëshmitarëve që do të vinin nga Viena të bëhej nëpërmjet Skype-s, pasi shkurtonte kohën dhe shpenzimet. “sot jemi në moshën e internetit dhe në Shqipërinë dixhitale propozojë që të përdorim mënyra që janë të shpejta në kohë dhe të pakëta në kosto.

Bëhet fjalë këtu për videokonferencat apo lidhjet me Skype. Kam përshtypjen se teknologjia sot do të shërbejë për të kursyer kohë”, tha Bogdani. Vetë kryetari i këtij komisioni, Fatbardh Kadilli u shpreh i bindur për zbardhjen e të vërtetëts së këtij incidenti.

Deputeti Osman Metalla kërkoi që puna e Komisionit të përshpejtohej, nisur nga situata politike e ngarkuar në këtë moment zgjedhjesh. Ndërkohë që në periudhën 9 maj deri në 11 maj komisioni do të merret pikërisht me analizën ligjore për cenimin e integritetit të shërbimit diplomatik shqiptar dhe mbi cenimin e imazhit të shtetit shqiptar.

Në 12 maj do të jetë pikërisht miratimi i strukturës së këtij komisioni. Paraqitja e të dhënave do të bëhet deri në datë 15 maj ndërsa analiza dhe përpunimi i të dhënave do të bëhet brenda datës 17 maj.

RAPORTI

Raporti përfundimtar që do të hartohet nga komisioni pritet që të miratohet në datën 20 maj, ndërkohë që Parlamenti do të shpërndahet në mes të këtij muaji. Kjo do të sjellë mbledhjen sërish të Parlamentit, edhe pse deputetët do të jenë në fushatë zgjedhore, për një mbledhje të jashtëzakonshme që do të bëjë të mundur miratimin e këtij raporti.

Mbledhja tjetër u la për ditën e enjte, ku pritet që të përcaktohen dhe lista e dëshmitarëve që do të dëshmojnë në këtë komision.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.05.2013

Redkasi Online
(b.mshqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë