Edi Rama: Elez Biberaj është bërë palë dhe tendencioz, më vjen keq për të

Edi Rama: Elez Biberaj është bërë palë dhe tendencioz, më vjen keq për të

Edi Rama dhe Elez Biberaj

Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin vendas të ‘Transparency International’, që e cilëson Shqipërinë si vend të kapur nga korrupsioni apo dhe ligjet me porosi.

Rama tha se nuk do që të anatemoj, por vetëm shpreh keqardhjen e tij, duke i cilësuar ato gjetje si të pavërteta.

Ai u ndal edhe tek raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Raportet ndërkombëtare ende e përkufizojnë Shqipërinë si një shtet të kapur nga korrupsioni, me ligje porosi, citoj këtu raportin e ‘Transparency International’: “Shqetësim kryesor mbeten ligjet e bëra me porosi, të cilat lehtësojnë skemat e korrupsionit të nivelit të lartë. Rrjetet klienteliste porosisin ligje për investime të pakërkuara të cilat miratohen me shumicë të thjeshtë në parlament, duke shkelur shumë afate, procedura dhe rregulla të mirëqeverisjes”. Kur do të marrë fund kjo histori? Cili është komenti juaj për këto raporte?

Ne kemi patur para disa muajsh një rritje të jashtëzakonshme pikërisht nga një raport shumë prestigjioz te kalimit të Shqipërisë në kategorinë e demokracive jo hibride, dhe ka qenë vërtetë shumë, shumë kënaqësi dhe shumë krenari dhe ai raport nuk është se zuri vend në hapësirën e informimit dhe të debatit. Ndërkohë që raporti që ju cituat është një raport skandaloz me të pavërteta shumë flagrante që unë nuk e di se me çfarë lloj kurajoje është vulosur edhe nga “Transparency Internacional” ndërkohë që është bërë në Shqipëri nga disa shqiptarë të cilët janë treguar në rastin më të mirë të pavëmendshëm, në rastin më të keq, të anshëm.

Nuk dua t’i anatemoj por dua thjesht të përfitoj nga rasti të shpreh keqardhjen time sepse e kam parë kalimthi por mjaftueshëm dhe jam habitur si mund të shkruhen gjëra aq të pavërteta si për shembull: Aeroporti i Vlorës është bërë pa garë ndërkohë që për Aeroportin e Vlorës gara ka qenë një torturë e vërtetë. Është hapur, është pezulluar për shkak të pandemisë, është rihapur…

Ndërkohë që kam lexuar po aty që bëhen disa shtrembërime skandaloze kështu që nuk kam asnjë koment tjetër për të bërë përtej këtyre por di që në Shqipëri nuk bëhen ligje me porosi, nuk ekziston si nocion fare dhe di që ky raport është një fletë-rrufe tipike për partitë politike. Nuk kam asnjë arsye të them që këta njerëz kanë punuar për një parti politike por kam arsye të them që këta njerëz, e përsëris që në rastin më të mirë kanë qenë komplet të pavëmendshëm ndërsa në rastin më të keq kanë qenë totalisht të angazhuar politikisht.

Ndërkohë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, mosndëshkimi i zyrtarëve, politikanëve mbetet një problem serioz. Pse është ende kaq e vështirë kjo çështje, kur do të shohim të ashtuquajturit “Peshqit e mëdhenj” në rrjete, për të cilët edhe u ngrit reforma në drejtësi?

Kjo besoj që dihet. Kjo lidhet pikërisht me ecurinë e mëtejshme të reformës në drejtësi dhe lidhet me institucionet e reja të drejtësisë. Unë kam shumë besim që ne jemi në rrugën e duhur. SPAK-u ka filluar të japi shenja domethënëse, kurajo dhe profesionalizmi.

Arrestimi asaj “mostrës” së drejtësisë që e kishte bërë një pazar të madh drejtësinë në atë pellgun ku operonte dhe i gjithë rrjeti i saj. Është shumë domethënës dhe unë kam shumë besim që gjërat janë në rrugën e duhur. Sigurisht që raporti thotë të vërtetën, por nëse deri dje ishte një raport dëshpërues dhe i pashpresë, sot është një e vërtetë therëse por shpresa ka rilindur dhe tani prandaj duhet mandati i tretë që të mos vijnë të tjerët dhe ta rimbysin shpresën.

Drejtori për Euroazinë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj deklaroi se Shqipëria një nga vendet më të korruptuara, ka bërë rrëshqitje prapa në rrugën e demokracisë dhe ka autoritarizëm në rritje. Pse ky imazh për Shqipërinë?

Nuk është imazhi i Shqipërisë ky, ky është opinion i Elez Biberajt. Për Elez Biberajn kam pasur shumë respekt, por dyshoj shumë se prej disa kohësh Elez Biberaj është bërë palë dhe tendencioz. Është në të drejtën e tij, kjo nuk diskutohet. Edhe të jesh palë edhe të jesh tendencioz nuk është mëkat por nuk përfaqëson në këtë rast zërin e të vërtetës, përfaqëson vetëm zërin e tij, të vërtetën e tij. Më vjen keq që është e vërteta e Elez Biberajt sepse për mua Elez Biberaj është një hero i fjalës së lirë dhe dua ta kujtoj si të tillë, nuk dua ta ngatërroj Elez Biberajn që unë kam në mëndje me Elez Biberajn që sot unë fatkeqësisht dëgjoj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIRI: 04/04/2021 09:33

    ELEZIT. ENVERI JA SHKERDHENTE ROBTE I FUSTE PLUMBIN KOKES TE SHKONTE NE TE ASAJ QE E KA BER MALOKU MUTIT RRAC BASTARDESH E FELLIQUR

    Përgjigju
  • lez biba: 04/04/2021 09:02

    elezi eshte bere si RTSH me vitet e komunizmimit e mbron ate we po vdes me te gjitha menyrat

    Përgjigju
  • Populli: 04/04/2021 08:51

    Edi rama i pari kryetar shteti qe theu traret e dallimeve tendencioze veri - jug... Elez biberaj te vije e te jetoje ketu, te shikoje Shqiperine nga afer..

    Përgjigju
  • Amerimuti: 04/04/2021 08:50

    Ky elez bajga është qeni sal.ut bershurrës e çfar mund të presësh nga njëqen si elez bybytha.

    Përgjigju
  • Elezi: 04/04/2021 08:31

    Ç'fare mund te presesh nga ky spiun o Rama!ky akoma bo politiken e kriminelit Berisha,ky po bo gjith perpjektet qe te vije PDja ne pushtet,dhe mos prit hajer prej ketij spiuni.

    Përgjigju
  • Vloreee: 04/04/2021 06:57

    Mire eke ti o elez.... po shoku edi edo si ne kohen e parti nje lug mjalt siper edhe poshte m.....

    Përgjigju
  • Amerikani: 04/04/2021 06:43

    Ti duhet ta lash mire gojen para se te flasesh per Elez Biberajn.

    Përgjigju
  • vjosa: 04/04/2021 00:04

    MALOKU MALOK MBETET O RAMA,,,,,PAVARSISHT SE KU JETON....HALE MBETET...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat