TIRANË - Kryeministri i konfirmuar tashmë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, Edi Rama, sapo ka postuar "Photo of the Day"-n e radhës në Facebook. Është një foto, ku ai ka dalë me një djalë 12-vjeçar dhe e nis postimin me fjalët: "Ju lutem, lexojeni historinë e këtij çunit!...
...Të hënën, në 17 qershor 2013, u nis nga Athina autobusi i parë me emigrantë për Rilindjen. I pari që u ngjit ishte Mario Papa, 12-vjeçar. Mario flet jo vetëm shqip, greqisht, anglisht, por edhe gjuhën e shenjave, sepse ndihmon komunikimin me të tjerët të prindërve të tij, Miranda e Jani, që të dy shurdhmemecë. Mario u bë më pas i famshëm se gjatë gjithë rrugës u thoshte të tjerëve: Fitorja do jetë spektakolare dhe në Tiranë do fitojmë 18 ose 19 deputetë! Ai ishte ulur pranë të emës në sediljet me numër 18 dhe 19 :)", shkruan Rama.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com