Edi Rama: Fund zaptimit, tani 
sezon me plazhe të pastra

Edi Rama: Fund zaptimit, tani <br />sezon me plazhe të pastra
TIRANE- Prezantohet paketa e masave për çeljen e sezonit turistik veror ku në krye qëndron kujdesi për plazhe të pastra. Kryeministri Edi Rama tha se puna për t’i ofruar pushuesve një plazh të pastër ka nisur që në dimër me “çlirimin” nga plehrat të gjithë territoreve ku pritet të vijnë turistë. Ai theksoi se nuk do ketë më asnjë plazh qind për qind ku ligjin ta bëjë privati dhe se do t'i jepet fund historisë që një shqiptar të paguajë kur prek det e rërë. Rama u fokusua tek zënia e hapësirave publike në bregdet dhe shndërrimi i tyre në shërbim të subjekteve private.

“Nëse nuk dëshiron ta marrë dikush me qera atëherë të tjerë do ta marrin sepse do mbarojë historia që vjen një zaptues që në bashkëpunim me kryetarin e komunës merr gjithë plazhin dhe mbyll derën për të tjerët”, tha kreu i qeverisë. “S’është meritë e asnjë qeverie që turizmi pavarësisht gjithë pengesave që i ka krijuar robi funksionon falë bujarisë që ka pasur Zoti me këtë vend të bekuar që i ka të gjitha ato që i duhen për të qenë një histori suksesi në fushën e turizmit, kemi nisur punën që në dimër me pastrimin e çlirimin e gjithë territoreve ku pritet të vijnë turistët nga plehrat.

Të kemi më në fund plazhe të pastra, rrugë nacionale të pastra, një fillim të ri në raportin mes turistit, plazhit dhe natyrës. Është bërë një plan i detajuar, civil e ushtarak, plan mirëfilli ushtarak në kuptimin e përpikmërisë së ndarjes së forcave në gjithë hartën turistike. Sot FA janë të justifikuara, plotësisht të respektuara të marrin pjesë në një operacion të kësaj natyre sepse emergjenca e plehrave në Shqipëri s’është aspak më e vogël se e përmbytjeve dhe tërmeteve. Pavarësisht se kemi pasur që qeveri që jo vetëm si kanë bërë përshtypje plehrat por është ndjerë e mirë mes plehrave”, tha Rama.

Sipas tij ka një vendim qeverie e do ndahen qartësisht territoret e përgjegjësitë. “S’do ketë asnjë plazh ku 100% ligjin do ta bëjë privati. Privati do marrë një kontratë me pushtetin vendor të drejtën për ta shfrytëzuar një pjesë të kuadratit që do mirëmbajë. Do pastrojë edhe pjesën ku do vërë shezllone e çadra dhe pjesën ku nuk do ketë shezllon. Historia e shqiptarit që të prekë rënë e det duhet të paguajë lekë do të marrë fund. E di që do të ketë edhe konflikte me pushtetin vendor që e kanë trajtuar plazhin në mënyrën më të patolerueshme, por ne nuk do tolerojmë asnjë”, tha Rama.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç