Edi Rama: Goditje pa
Kompromis ndërtimeve pa leje

Edi Rama: Goditje pa<br />Kompromis ndërtimeve pa leje
TIRANE - Goditje pa kompromis për ndërtimet e paligjshme në bregdet dhe vende të tjera turistike. Këtë mesazh ka lëshuar Kryeministri i zgjedhur Edi Rama pas takimit me urbanistët dhe arkitektët e ftuar nga PS-ja. Kështu, PS i qëndron programit të bërë të qartë gjatë fushatës elektorale për ngritjen e një agjencie shtetërore të bregdetit dhe deklaratave pas zgjedhjeve se do të prishë të gjitha ndërtimet.

“Padyshim, një nga prioritetet e vitit të parë do të jetë goditja pa asnjë kompromis ndaj gjithë atyre zhvillimeve që kanë dëmtuar territorin duke filluar nga bregdeti”, deklaroi Rama.

“Do të vendosim një kontakt që synon të jetë i vazhdueshëm në funksion të një transformimi rrënjësor të atyre potencialeve të mëdha që Shqipëria i ka si dhuratë, nga Zoti apo nga natyra, por që në gjithë këto vite janë dëmtuar në mënyrë shumë të ndjeshme dhe kërcënuese për të ardhmen”. Urbanizim, më pas legalizim, duhet ishte radha e punës me ndërtimet informale, sipas Edi Ramës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë