Edi Rama 'i tërheq veshin' kreut të futbollit italian: Katër herë në Tiranë dhe nuk më ke takuar, ne të vdekshmëve të zakonshëm


Në fjalën përshëndetëse gjatë hapjes së ekspozitës në nderim të Paolo Rossit, legjendës së futbollit italian ndarë nga jeta tre vite më parë, kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë edhe me Gabriele Gravinën. Një nga zv.presidentët e UEFA-s dhe kreu i futbollit në Itali, Gravina për herë të katërt viziton Shqipërinë dhe Edi Rama i tha se nuk e ka takuar.

"Falenderoj edhe Gravinën, kreun e futbollit në Itali, që ka katër herë që vjen në Tiranë dhe nuk më ka takuar. Unë nuk e dija që ju keni ardhur katër herë këtu dhe nuk keni bërë asnjë shenjë edhe ndaj meje, por siç e thotë dhe profesori, ju të mëdhenjtë, presidentët e futbollit ndjeheni shumë të mëdhenj për të folur me të vdekshmit e zakonshëm e jo më me trajnerë e kryeministër. Dua të ftoj të gjithë të vijnë të ndjekin këtë ekspozitë. Futbolli hyn në çdo shtëpi, të paktën nga një anëtar i familjes. Forca e futbollit nuk është vetëm në atë çka ndodh për 90 minuta. Futbolli ndryshon kultura dhe Paolo Rossi shkoi tej limiteve pa e humbur buzëqeshjen. Shkoi nga kjo botë me buzëqeshje dhe pa lënë asnjë tatuazh nga varri", tha Edi Rama.


Lajmi kryesor:

'Djali i artë' dhe legjendat e futbollit, çelet në Tiranë ekspozita për Paolo Rossin! Edi Rama: Na jepte shpresë në Shqipërinë e izoluar komuniste


S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren