Edi Rama: Kundërshtarët tanë?
Përfitues nga sëmundja e vendit

Edi Rama: Kundërshtarët tanë?<br />Përfitues nga sëmundja e vendit
DURRES - Kreu  socialist Edi Rama ka paralajmëruar se reformat e qeverisë do të vijojnë në të gjithë sektorët, e kjo edhe përballë kundërshtarëve që përfitojnë nga situata e rëndë ku e lanë vendin. Ndërsa ishte në Durrës ku dhjetëra të rinj morën teserën e Partisë Socialiste, kryeministri e lidhi këtë kërkesë të rinjve me sigurinë që ata kanë në reformat që po ndërmerren në vend. Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se PS është një forcë politike e debatit të brendshëm ndërsa gara për strukturat nuk përkthehet në përjashtime nga partia socialiste. 

...
Rezultatet e Policisë së Shtetit në betejën kundër krimit, dyfishimi i legalizimeve të banesave në 42 mijë nga 21 mijë legalizime që ish-qeveria e djathtë bëri në 8 vjet dhe reformat në sektorë të tjerë kyç që ndërmori qeveria, sipas kryesocialistit Edi Rama janë motiv i fortë se përse të rinjtë duhet të anëtarësohen në këtë parti.

Në një takim me socialistë dhe të sapoanëtarësuar në qytetin e Durrësit, Rama tha se qeveria do të vijojë luftën ndaj korrupsionit, por se beteja sipas tij, është e vështirë për shkak të kundërshtarëve që ka përballë, që nuk gjenden vetëm në qeverinë e vjetër: "Të gjithë ata që u mësuan të përfitojnë nga sëmundja e këtij vendi." - siç i quajti kryeministri.

Fjala e Kryeministrit Rama
rama

"Sikur sot mos ketë korrupsion ne do të ishim vendi i një magjie të madhe. Për të mundur korrupsionin duhet të bëjmë shtetin që të jep atë që të takon dhe për të bërë shtetin duhet të bëjmë reformat. Mjafton të shohësh Policinë e Shtetit në rrugë, kur të ndalon makinën, mjafton të shohësh se janë gjobitur ministra, drejtorë për parkim të gabuar. Për të gjithë ata mendjelehtë që pas çdo krimi që ndodh të çohesh dhe të baltosësh Policinë e Shtetit, sepse njerëzit nuk janë aq mendjelehtë dhe prandaj sot policia është shëmbëlltyra e besimit të shumicës dërrmuese të shqiptarëve se ka ende shumë për të bërë, por po bëhet shtet. Se ka ende shumë për të përmirësuar. Çka po bën sot policia është një tjetër arsye që ne tu themi njerëzve ejani në PS. Sepse PS është forca udhëheqëse e këtij transformimi të madh që po sjell shtet. S'ka asnjë sektor ku ne nuk kemi ndërmarrë reforma që janë vonuar 20 vite. Ja këtu afër është ajo është quajtur këneta e Durrësit, një pellg i tërë njerëzish të marrë peng me vite të tëra nga qeveria tjetër në emër të legalizimit. Aty te ajo që ne e quajmë Durrësi i ri. Sepse nëse qeveria e vjetër në 8 vjet bëri 21 mijë legalizime dhe % më e madhe e tyre ishin lokale hotele motele magazina trampolina pishina, ne vetëm në 1 vit e gjysmë kemi bërë 42 mijë legalizime shtëpish të gjithë atyre shqiptarëve që kanë ardhur në Durrës, Tiranë dhe qytete të mëdha për një jetë më të mirë. Dhe ato u bënë vetëm për një arsye, ajo arsye quhet PS. Po ashtu, sot kjo është partia që duke udhëhequr qeverinë ka bërë më shumë se asnjë qeveri tjetër në të kaluarën për më të varfrit, me fakte. Kjo është partia që ka dyfishuar ndihmën ekonomike. Pse duhet që PS të rritet? Për një arsye të thjeshtë. Sepse beteja jonë është shumë e vështirë. Ne e kemi betejën shumë të vështirë sepse në këtë betejë ne kemi kundërshtarë të gjithë ata që u mësuan të përfitojnë nga sëmundja e këtij vendi. Kemi kundërshtarë gjithë ata që thonë se duhet shteti, por jo për mua, duhet barazia para ligjit, por jo për mua. Dhe ata nuk janë vetëm qeveria e vjetër por janë të gjithë ata që kanë përfituar duket bërë abuzime", tha Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois