Edi Rama mbledh koordinatorët 
Kongresi i PS-së shtyhet në mars

Edi Rama mbledh koordinatorët <br />Kongresi i PS-së shtyhet në mars
TIRANË -  Shtyrja e Kongresit të PS-së, është pranuar tashmë edhe nga kreu i PS-së Edi Rama. Mbledhja e djeshme e koordinatorëve të PS-së me kryetarin Rama ka konkretizuar një afat të ri për në muajin mars, por ende nuk është caktuar një datë, e cila do të vendoset në varësi të procesit zgjedhor brenda partisë.

Shtyrja e Kongresit është një vendim që i takon Asamblesë Kombëtare, por nuk dihet nëse do të ketë një mbledhje paraprake të saj, apo do të mjaftohen me një udhëzim për të zyrtarizuar ndryshimin e datës. Një udhëzim për strukturat por përgatitet në PS sa i takon numrit të delegatëve për çdo bashki, e cila do të hartohet sipas formulës një delegat për 100 anëtarë, ku në konsideratë do të merret lista e re e anëtarësisë së re të PS-së, e përfunduar në dhjetor. Po ditën e djeshme në pasdite, kryeministri Rama ka zhvilluar takime pune me grupe të ndryshme deputetësh sipas qarqeve, për të nxitur përshpejtimin e procesit zgjedhor në parti, ku janë vendosur disa afate të reja për zhvillimin e punëve në parti.

Kështu, procesi i zgjedhjes së kryetarëve të organizatave do të përmbyllet brenda muajit janar, teksa është lënë të punohet për përgatitjen e kushteve që brenda këtij muaji të mund të zgjidhen kryetarët e partisë për 61 degët e PS-së, që përbëjnë 61 bashkitë e vendit. Në ato bashki ku procesi i zgjedhjeve në organizata ka mbaruar, nuk mund të zhvillohen ende zgjedhjet për kryetar pasi procesi do të zhvillohet në një ditë të vetme për të gjitha bashkitë e vendit. Këto degë të partisë që kanë ecur me afatet, gjatë muajit janar do të punojnë me zgjedhjen e delegatëve për në Kongresin e  PS-së, mbledhja e të cilit është e pamundur në janar, dhe afati më i mundshëm është marsi.

Përcaktimin e numrit te delegateve do të bëhet sipas kritereve te përcaktuara ne asamble  në korrik të vitit të shkuar, sipas parimit 1 delegat për 100 anëtarë partie dhe do të respektohet kuota gjinore 50% gra, nismë kjo e paraqitur nga kryeministri Rama. Deputetët dhe kryebashkiakët nuk do të lejohen të garojnë për postin e drejtuesit të degës së bashkisë për Partinë Socialiste. Ky rregull përjashton nga e drejta e rizgjedhjes, një grup deputetësh dhe kryebashkiakësh që aktualisht po drejtojnë disa degë të rëndësishme të PS-së. Kështu, deputeti Namik Kopliku, i cili deri më tani drejton degën e  PS-së për Shkodrën, nuk do të jetë më pjesë e garës.

Po ashtu edhe kolegu i tij i Qarkut të Dibrës, Ulsi Manja nuk do të mund të kërkojë një mandat tjetër për drejtimin e degës. Në garën për qytetin e Durrësit do të jetë i privuar kryetari aktual, deputeti Gentian Bejko. Dega e rrethinave të Tiranës, do të shkrihet, dhe bashkë me të edhe deputeti Pjerin Ndreu, nuk do të jetë pjesë e garës. “I privuari” më i rëndësishëm duket se do të jetë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili nuk do të mund të drejtojë degën më të madhe të PS-së, atë të kryeqytetit. Megjithëkëtë, ai ka një detyrë partiake më të rëndësishme, rolin e koordinatorit për rajonin Tiranë-Durrës. Në Kavajë nuk do të mundë të kandidojë deputeti Parid Cara, ndërsa në Lushnjë, deputeti Bujar Cela. Një tjetër deputet që nuk do të jetë pjesë e garës, është Ilir Xhakolli i cili aktualisht drejton degën e PS-së për Pogradecin.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit