LEZHE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vizitoi gjatë ditës së djeshme familjen e Aleks Nikës, 35-vjeçarit të vrarë në demonstratën e 21 Janarit.

I shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Linda, ata u gjendën pranë kësaj familjeje në prag të Vitit të Ri.

Kryesocialisti dhe bashkëshortja e tij qëndruan për disa çaste me familjarët e Nikës, ndërsa në rrjetin social Twitter Rama publikoi fotot me momentet më domethënëse të kësaj vizite.

Duke iu gjendur pranë me disa dhurata simbolike për këtë festë, Rama dhe bashkëshortja e tij Linda, janë fotografuar në prani të dy vajzave të vogla të të ndjerit, gruan e tij, si edhe prindërit e Aleksit.

linda rama femije vajza aleks nikaj
(Linda Rama, dy vajzat e Aleks Nikës, bashkëshortja dhe nëna e tij)



edi rama femije aleks nikaj
(Edi Rama me njërën nga vajzat e Aleks Nikës)  KLIKONI KETU PER TE PARE FOTO TE TJERA NGA VIZITA

Aleks Nika u vra në demonstratën e 21 janarit, që nisi si një revoltë kundër Kryeministrisë. 35-vjeçari u plagos me plumb në kokë gjatë protestave para Kryeministrisë, ndërsa vetëm dy javë më vonë ndërroi jetë në spitalin e Bakërkëjit në Stamboll. Aleks Nika ishte viktima e katërt që humbi jetën gjatë këtyre demonstratave. Ai la pas bashkëshorten e tij dhe dy fëmijë të vegjël.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)