Edi Rama në Athinë
për promovimi e "Kurban"

Edi Rama në Athinë <br />për promovimi e "Kurban"
Nga Lugina e Preshevës drejt Athinës, për të takuar të tjerë shqiptarë aty ku ata jetojnë dhe punojnë. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka promovuar në edhe Athinë librin e tij “Kurban”. Qindra emigrantë shqiptarë i kanë rezervuar një pritje fantastike Edi Ramës. Në këtë takim lideri i opozitës ka shpalosur vizionin e tij
për Shqipërinë e së nesërmes.

Sekretari i përgjithshëm i PASOK Mihalis Karkimaqis i pranishëm në këtë takim përshëndeti liderin socialist, po nuk la pa nënvizuar pritjen e ngrohtë që i bënë Ramës emigrantët.
Karkimaqis tha se “Edi Rama është një lider largmpamës, që të forcon bindjen se ai
është një lider që i jep rajonit të Ballkanit përparim. Ka pika të përbashkëta midis Greqisë dhe Shqipërisë,të cilat Edi i prek në librin e tij” u shpreh Karkimaqis.
”Kjo tregon se politika duhet të jetë një mjet për dhënien e zgjidhjeve. Kjo tregon se pushteti lokal mund të japë zgjidhje për problemet e përgjithshme, por mund të krijojë dhe politika zhvilluese për vendin.” Më pas Sekretari i Përgjithshëm i PASOK vlerësoi edhe rolin mbështetës të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Ai tha se ky komunitet me punën dhe sjelljen e tij është gjithmonë dhe më pranë popullit grek,i cili ndodhet sot në vështirësi të mëdha. “Pikërisht, në këto momente kemi nevojë për miq të vërtetë” përfundoi Karkimaqis.


Vetë Edi Rama pasi falenderoi shqiptarët emigrantë për praninë e tyre u shpreh tepër i emocionuar për pritjen madhështore që ata i bënë.
Libri, tha Rama është për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Padyshim eksperienca si kryetar bashkie në Tiranë ka patur rëndësinë e saj në këtë libër. “Është një libër për Shqipërinë sic mund ta kishim”, për të cilën ka shumë gjëra për të bërë të cilat sipas Ramës mund të bëhen të mundura nëse jemi të gjithë bashkë. “Ne jemi angazhuar t’i japim Shqipërisë një lidership të ri. Kjo është e mundur,duke filluar nga programi ynë i ri. Ftojmë shqiptarët kudo ku ata janë të bëhen pjesë e asaj që ne e quajmë “Rilindja Shqiptare”. Në këtë nismë,ftohen të gjithë ata që aspirojnë një të ardhme më të mirë.”

Rama ftoi emigrantët të marrin pjesë në diskutimet e Partisë Socialiste për
programin e ri, duke filluar nga programi për emigrantët: “Do të ndërtojmë stacione takimi ku mund të flasim dhe ku mund të marrim përsipër gjëra që mund të bëjmë dhe jo të premtojmë gjëra që nuk mund t’i realizojmë”,u shpreh ai.
“Shqiptarët janë kokëulur sepse ata që e përfaqësojnë i kanë detyruar të
bëjnë këtë. Po kuptojmë përse na lanë jashtë Europës.Ndodhemi në një udhëkryq tepër të rrezikshëm. Mjafton të shikojmë sulmet që kryetari i qeverisë ndëmerr ndaj Prokurores së Përgjithshme për të kuptuar se ku po e cojnë ata vendin. Duhet të ndërrojmë faqen e Shqipërisë duke ndëruar mënyrën e qeverisjes së vendit,” theksoi ndër të tjera lideri i opozitës.

Edi Rama mohoi kategorikisht bashkimin e Partisë Socialiste me ata që i quajti
"hajdutë që hanë djathtas" duke etiketuar kështu Lëvizjen Socialiste për
Integrim.

Një tjetër cështje ku Kryetari Rama është ndalur gjatë takimit të tij me emigrantët ishte dhe braktisja e brezave të rinj. Rama nga Athina akuzoi ashpër qeverinë se ka braktisur brezat e rinj. Ai kujtoi rastet e kampionëve olimpik të cilët detyrohen të lënë vendin dhe të konkurojnë nën flamujt e vendeve të tjerë, sepse vendi ynë nuk mund t’ju ofrojë as kushtet minimale të jetesës.
“E njëjta gjë ndodh edhe me brezat e rinj të cilët me mund dhe vështirësi të
mëdha po studjojnë jashtë pa pasur mundësi të punësohen në vendin e
tyre.” theksoi Rama.
Kryetari i PS i ka ftuar emigrantët të jenë prezent në proceset e zhvillimit të vendit.
Po ashtu një ftesë konkrete dhe direkte ka bërë Edi Rama kur u tha emigrantëve të vijnë masivisht për të votuar në Shqipëri, pasi sic tha ai “në këtë mënyrë
nuk mund të vidhet vota”.

Edhe Erjon Veliaj, Sekretar për Emigracionin në PS ka përshëndetur të pranishmit.
Ai tha se me programin e ri të “Për një Rilindje Shqiptare” emigrantët kanë një forcë politike që kupton dhe do t’ju qëndrojë pranë këtij komuniteti po kaq aktiv. Veliaj ftoi emigrantët të vazhdojnë të besojnë Partinë Socialiste si një forcë progresiste që shumë shpejt do të kthehet në forcë qeverisëse në Shqipëri.

Në fund të takimit lideri socialist dha autografë për lexuesit e librit “Kurban”.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse