Kemi problem sistemin e vaidtjes, infrastrukturën rrugore dhe energjinë elektrike. Çfarë mund të bëni për të na ndihmuar këtu në komunë?
Me një fjalë: ujë s’keni, drita s’keni, rrugë s’keni. Pra,çfarë keni: Saliun në televizor me antiplumb që ju tregon përralla për sukseset se jemi të lumtur dhe të dytët pas Gjermanisë. Kemi paln të investojmë 160 milionë USD për ujin në parcel. Nuk ka turp më të madh për të gjitha qeveritë që kanë shkuar, që në një vend të pasur me ujë si Shqipëria, ku kudo që të shposh del ujë dhe i dyti në Europë pas Norvegjisë, të mos ketë ujë për të pirë dhe vaditur dhe njerëzit të përmbyten sa herë bie shi. Kjo ndodh sepse s’ka shtet. Cila është kjo "kuçedër" që le popullin pa ujë? Paturpësia dhe paaftësia për të qeverisur. ne do fillojmë punën duke siguruar ujin në parcelë dhe në rubinet!
Çfarë programi keni për menaxhimin e prodhimeve bujqësore?
Ky vend nuk ka asnjë të ardhme nëse nuk rilind fshatin duke I dhënë mbështetje familjeve jo që të hanë bukë me kos në darkë, por që të mbajnë edhe qytetin. Është e njëjta gjë si me ujin. Një vend që është m’u në breg të Mesdheut, që ka klimë si jona me 9 muaj diell, me toka të mjaftueshme për të nxjerrë ushqim cilësor, nuk ka mundësi të ushqejë popullin e vet. Ku burra e gra me fëmijë shkojnë kokëulur në dyqane e marrim bukë e vaj e miell borxh, ku famile në fshat nuk ushqehen dot, ku nuk I japin dot një gotë qumësht kalamajve. Ku bën vaki kjo? Shikoni në Kosovë, me 5 vjet shtet; shikoni Malin e Zi, Maqedoni. Kjo ndodh me këtë qeveri që punon si kompani biznesi, për anëtarët e vet.
Tek prodhimi, si do mundemi ne t’I japim fuqi, familjeve në fshat? Së pari, kush ka 20 vjet që punon, të marrë çertifikatën e pronës për të gjithë ata që e punojnë. E dyta, si mundet të rrimë ne duarkryq, si Saliu në 8 vjeq që tregon përralla? Nga njëra anë prindërit që punojnë 18 orë dhe s’nxjerrin asgjë dhe të rinjtë, që as u shkon ndër mend ta punojnë/ pse të rrinë atje në ato kushte kur më mirë e kanë gjetur të vënë baste e fitojnë ndonjë lek. Si mund të fuqizohet kjo familje, kur është de tyruar të blejë naftën me të njëjtin çmim që furnizon Saliu, Mercedesin? E dini ju që peshkatarët shqiptarë shkojnë e furnizohen në Itali, sepse u bie më lirë. Gjithë vendet e Medheut e kanë më të lirë, naftën dhe ky shkon e u thotë : Do ju ndihmojë unë të kapni më shumë peshk. Dhe u kujtua për peshkun deri ditën që i doli ngjala para, se e dinte detin govatë për not.
Do ulim taksat edhe për plehrat e fidanët, disa i ulim në zero e disa i përgjysmojmë dhe në pas, do garantojmë prodhimin. Që të mos I ngelen prodhimet në dhomën e gjumit apo qepët në banjë, si atje në Korçë. Ne do grantojmë rrugët e prodhimit dhe unë ju garantoj se një gjë shumë e rëndësishme do ndryshojë në 23 qershor, se hallet dhe problemet e fshatit do të jenë të vetë qeverisë.
Sot kam dëgjuar se taksa e sheshtë paska qënë në Bibël e Kuran, kurse ai joni, progresivi, qenka nga Marksi e Spiro Koleka. Pra, Angela Merkel e paska marr nga Spiro Koleka.
Si do ta zgjidhni problemin e rendit, të sigurisë?
Lidhur me rendin e sigurinë kemi marrë një vendim shumë solem që në 100 ditët e para do ngremë policinë e shtetit e do ta vëmë në shërbim të qytetarëve. Unë e di që në rast se keni kërcënime, e shihni që është e kotë të merrni në telefon policinë. Madje, tani ka plasur edhe tregtia e çifteve dhe janë kthyer shtëpitë në garnizone. Këto ndodhin se s’ka shtet. Shteti për këtë është ndërtuar, të mbrojë e garantojë njeriun. Kur preket prona e një individi, është prekur Kushtetuta. Liritë dhe të drejtat i mbron shteti.
Po për legalizimet, çfarë mund të na thoni?
Çfarë mund t’ju them? Sa herë e eni dëgjuar këtë histori. Vunë Shabanin atje që ndante “Shaban Tapitë”. Me atë letër as të njohin në hipotekë. Ai të thotë “Ta dhashë”. Në program thonë: në 2006-ën do të legalizojmë çdo shtepi. Në zgjedhjet e 2008-ës po ashtu, në 2009-ën po ashtu dhe në 2011-ën, zgjedhjet lokale, premtuan sërish.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)