Edi Rama: Gëzuar 60 vjetorin
TOB dhe rininë tënde të dytë

Edi Rama: Gëzuar 60 vjetorin<br />TOB dhe rininë tënde të dytë
Si sot 60 vite më parë është themeluar Teatrit Kombëtar i Operës dhe Baletit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me rastin e kësaj dite. Ai tha se me projektin e rindërtimit të infrastrukturës krejt të degraduar të këtij teatri, shteti synon që të jetë në lartësinë e dinjitetit që imponojnë talentet e mëdhenj.

Reagimi i plotë i Ramës në facebook:

Plot 60 vite më parë, ishte një strehë që shteti u siguroi artistëve lirikë, balerinëve dhe instrumentistëve, si pjesë e një koncepti urban të shënjuar nga ideologjia.

Sot, me projektin e rindërtimit të infrastrukturës krejt të degraduar të këtij teatri si pjesë e rilindjes tërësore të tij, shteti synon të jetë në lartësinë e dinjitetit që imponojnë talentet e mëdhenj të muzikës lirike shqiptare; nëpër skenat prestigjoze të botës dhe gjithashtu nëpër klasat ku po formësohen filizat e Gjeneratës Tjetër.

Gëzuar 60 vjetorin TOB dhe rininë tënde të dytë!


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion