Edhe këtë vit Edi Rama ndoqi traditën e mesazheve uruese të cilat dërgohen nga qytetarët dhe më pas shfaqen në fasadën ballore të godinës së Kryeministrisë nëpërmjet një video-projektori. Por jo vetëm në murin e kryeministrisë në Tiranë janë shkruar urime shqip, edhe mbi Harkun e Triumfit në Paris është lexuar “Gëzuar Vitin e Ri”.
 
Fotografia e urimit në shqip nga Harku i Triumfit është postuar nga vetë kryeministri Edi Rama në profilin e tij në facebook.
 
Në fotografinë e postuar nga Rama, ndërtesa është ndriçuar nga ngjyrat festive ndërsa i vetmi shkrim mbi të është ai shqip. “Parisi uron në shqip nga Harku i Triumfit”, ka shkruar kreu i qeverisë në përshkrimin e fotografisë. 

harku i triumfit

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com