Rama: Dosja 339 është mbajtur në sirtar për ditë të zeza! Gazetës gjermane i ka shkuar llokum

Rama: Dosja 339 është mbajtur në sirtar për ditë të zeza! Gazetës gjermane i ka shkuar llokum

Foto nga takimi elektoral në Kuçovë

Socialistët prezantuan ditën e sotme kandidatin e për kryetar bashkie në Kuçovë, Kreshnik Hajdarin. Kryeministri Edi Rama u ndal të fliste për publikimin e audio-përgjimeve në tabloidin gjerman 'Bild'. Rama tha se ato duhet të ishin hetuar me kohë por janë ruajtur në sirtar për ditë të zeza.

Ai deklaroi se ato nuk janë zbuluar nga gazetarët gjermanë por i kanë shkuar llokum për të penguar hapjen e negociatave për vendin tonë.

Kryeministri nuk i kurseu paralajmërimet as për kundërshtarët politikë duke thënë se ata që do tentojnë të dëmtojmë kutitë votimit mbeten të izoluar në Shqipëri. " Kush nuk e beson këtë le të pyesë Saliun", deklaroi Rama duke thumbuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:58
Audio-përgjimet/ Rama: Gazetës së huaj i kanë shkuar llokum për të penguar hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama u ndal në Kuçovë tek përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman 'Bild', duke thënë se ato nuk i ka zbuluar asnjë gazetar gjerman por i kanë shkuar llokum për të penguar hapjen e negociatave.

"Dëgjova Prokuroren e Krimeve të Rënda, e cila bëri një panoramë të përgjimeve, është e mjaftueshme për të parë se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Ndërkohë, kjo çështje duhet të kishte përfunduar dhe çdo fajtor të ishte dënuar. Kjo çështje është mbajtur në sirtar  në një ditë të zezë të partisë tjetër, për t’u përdorur si shantazh si muhabete për të çorodituar  dynjanë me muhabete që duhen hetuar. Mjafton të dish atë që e dijnë të gjithë.

Është nxjerrë dosja për propagandë politike në vend që të hetohen fajtorët. Ajo që është më e rënda është fakti që ky maskarëllëk bëhet jo vetëm për të sulmuar qeverinë po për të përbaltur Shqipërinë në sy të gjithë ndërkombëtare. Gazetës së huaj i kanë shkuar llokum për të penguar hapjen e negociatave. Unë nuk flas për antishqiptarë dhe armiq të brendshëm. Nuk e di nëse ata janë kaq të verbuar, por di se asnjë shqiptar që e do këtë vend dhe shtëpinë e tij pavarësisht se jeton apo jo këtu, nuk duhet t'ia bëjnë këtë Shqipërisë. Këtë asnjë shqiptar i ndershëm nuk duhet t'ia falë. Ne siç kemi bërë dallimin në çdo drejtim do e bëjmë edhe në këtë drejtim", tha Rama.

Ora 19:54
Rama: PD ka në krye një plak që e ka kthyer udhëheqjen si tespijet, kokrrat e saj do shpërbëhen në 30 qershor

1559928568_Screenshot3.jpg

Kryeministri Edi Rama nga Kuçova, nuk kurseu akuzat ndaj kundërshtarëve të tij politikë, veçanërisht ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Rama tha se Berisha është një plak që e ka kthyer udhëheqjen si tespiqe.

“Vazhdon t’i provokojë qetësinë e tyre dhe sekëlldis çdo familje. Politika që ka në krye një plak të mbrapshtë që e ka kthyer udhëheqjen si tespijet, kokrrat e të cilës do shpërbëhen ku në 30 qershor jo vetëm do bëhen zgjedhje dhe nuk do lejojnë që shqipëria të kthehet në atë rrugë pa krye sa është dhënë  mundësia të drejtojnë. Prandaj, beteja e 30 qershorit është një beteje mes tëe shkuarës që përpëlitet dhe të ardhmes që përpiqemi të ndërtojmë së bashku dhe do ndërtojmë së bashku këtu në Kuçovë dhe Shqipëri. Bëjmë çmos për të çuar përpara ide dhe programe, të vetmin vizion kanë shpifjen dhe të vetmin vizion kanë baltën. Ne që duam një vend normal pa dallim dhe prandaj çdo ditë vazhdojnë kërcënim. Ata kanë frikë të dalin para jush të thonë me rradhë të gjitha arsyet që kanë. Ata përveçse janë të paaftë janë dhe shumë dembelë. Janë shumë të alarmuar nga reforma në drejtësi, nuk e kanë dashur qysh në momentin e parë. Ata nuk vendosin dot asgjë për ne dhe për popullin e Shqipërisë, as edhe një gjë. E keni dëgjuar nëpër ekrane, i dëgjoni edhe herë pas herë në kafene dhe biseda njerëz që thonë si mund të bëhen zgjedhjet pa opozitën. Janë të verbuar nga dëshpërimi ndaj bëjnë si të dëshpëruar“-tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Para Laci: 07/06/2019 20:44

    ti Rama, po' prap fushaten e ben sikur e fajin Saliu, po' Tahirat e Beqajt,Gjiknuri e plot e plot qe kane be namin duke vjedhur taksat e popullit,dhe neper baze ke futur kriminele qe kane vjedhur,shfrytesues prositutash, ne per Europe,ku e ke premtimin e 21 janarin ,Gerdecin e plot e plot, po' ti je nje ligen,ti je tallur shum me veriun,por prej atyre do gjesh dhe belane mos kujto se do ti harrojn thikat qe ju ke futur pas shpine, ti ia kalon dhe LSI ne keto gjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë