Edi Rama, së shpejti vizitë zyrtare në Beograd
TIRANË, 30 Qershor/ATSH-Y.Pata/-Kryeministri shqiptar. Edi Rama, pritet të zhvillojë së shpejti një vizitë zyrtare në Beograd. Këtë e bëri të ditur vetë Kryeministri rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që mbajti me Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. Data dhe koha e qëndrimit pritet të bëhet e ditur së shpejti e ditur nga […]
TIRANË, 30 Qershor/ATSH-Y.Pata/-Kryeministri shqiptar. Edi Rama, pritet të zhvillojë së shpejti një vizitë zyrtare në Beograd.
Këtë e bëri të ditur vetë Kryeministri rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që mbajti me Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.
Data dhe koha e qëndrimit pritet të bëhet e ditur së shpejti e ditur nga stafi i kryeministrit, por mësohet se ambasadat e të dy vendeve po pun ojnë intensivisht për realizimin e kësaj vizite.
Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, ka përshëndetur vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Serbi, duke theksuar se rajoni i Ballkanit duhet të nisë një erë të re bashkëpunimi në promovimin e paqes dhe fqinjësisë së mirë.
Dy ditë më parë, Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dërgoi një letër sot homologut të tij shqiptar, Edi Rama ku e përgëzoi për suksesin e Shqipërisë në marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në BE.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, Vuçiç deklaroi se i kishte dërguar një letër përgëzimi kryeministrit shqiptar, Edi Rama për suksesin e vendit të tij për marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, letër të cilën, sipas tij, Rama e kishte pritur me kënaqësi. Vuçiç shprehu besimin se do të takohej këtë vjeshtë me kryeministrin.
/y.pa/
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2961
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18